Janë 79 700 refugjatët nga lufta në Ukrainë, 60 800 prej të cilëve tashmë kanë statusin e mbrojtjes së përkohshme. Sipas portalit “Bullgaria për Ukrainën”, që nga fillimi i konfliktit ushtarak përtej kufirit të Bullgarisë kanë kaluar 171 800 refugjatë ukrainas. Deri më sot, agjencia e punësimit ka konsultuar më shumë se 4 100 ukrainas dhe më shumë se 2 000 po kërkojnë ndihmë nga zyrat e punës për të filluar punë. Gati 70 për qind e ukrainasve të anketuar thonë se janë gati të fillojnë punën menjëherë. Gjysma e tyre deklarojnë se kanë akomodim për një kohë të gjatë për kohën që do të jenë në Bullgari, 42 për qind kanë akomodim për një muaj, ndërsa nëntë për qind nuk kanë një të tillë.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Kasacionit vendosi se kompetencat e prokurorit të përgjithshëm në detyrë përfundojnë automatikisht — ex lege — pas skadimit të afatit gjashtëmujor të parashikuar nga ligji. Si rrjedhojë, Borisllav Sarafov nuk..
Bullgaria ruan kufijtë evropianë në mënyrë jashtëzakonisht të mirë dhe të suksesshme. Në krahasim me vitin 2024, tentativat për kalim të paligjshëm të kufirit bullgaro-turk u ulën me mbi 75%. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në Kopenhagë,..
Një bullgar, pjesë e flotiljes humanitare për Gazën, është midis të ndaluarve nga Izraeli, u bë e qartë nga një postim në kanalin zyrtar të mediave sociale të flotiljes. Marina izraelite kapi anije nga flotilja humanitare “Global Sumud”. "Emri im..
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..
Më 6 dhe 7 tetor në Plovdiv po zhvillohet Konferenca e 9-të Globale për Turizmin e Verës. Organizatorë janë Ministria e Turizmit në partneritet me..
Bashkëpunimi shumëpalësh ofron mundësi që, në kushte barazie midis pjesëmarrësve, të arrihen zgjidhje të përbashkëta, tha kryeministri Rosen Zheljazkov..