Nuk ka ndryshim në qëndrimin e Bullgarisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, tha për BNT Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska. Ajo theksoi se gjatë bisedimeve me Ministren e Jashtme Gjermane, Annalena Baerbock, nuk është komentuar afati për fillimin e negociatave me BE-në për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.
"Asnjë angazhim nga pala bullgare nuk është marrë për fillimin e negociatave me Shkupin," tha Gençovska. Sipas Ministres, në memorandumin për bisedimet me Baerbock, shihet se kërkesat kryesore bullgare ndaj Shkupit mbeten të pandryshuara. Sofja këmbëngul që të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë së Veriut të garantohen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut dhe të respektohet Marrëveshja e Fqinjësisë e vitit 2017.
Presidenti Rumen Radev, i cili po viziton Portugalinë, komentoi se Maqedonisë së Veriut do t'i duhet më shumë kohë për të përmbushur kriteret përpara se Bullgaria ta heqë veton ndaj bisedimeve me BE-në.Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PASE) vendosi të ndërpresë mbikëqyrjen ndaj Bullgarisë. Vendimi u mor me 101 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim. Nga tribuna e parlamentit, deputeti i partisë “Ka një popull të tillë”, Stanisllav..
Së shpejti do të nisë një studim tregu, i ndjekur nga një procedurë konkurrence për zhvillues bullgarë të disa llojeve të dronëve të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes. Këtë e bëri të ditur Tomisllav Donçev, zëvendëskryeministër dhe ministër i..
Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare. "Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme..