Toka zgjohet nga letargjia, dielli na buzëqesh dhe shumëllojshmëria e luleve fillon të na shoqërojë në përditshmërinë tonë. Në sfondin e një tabloje të tillë baritore të jetës vjen një nga festat më të preferuara të bullgarëve - Dita e Dafinës!
Në traditën e krishterë, dita nderohet si Hyrja e Zotit dhe i është kushtuar pritjes festive të Jezu Krishtit në Jeruzalem. Sipas teksteve ungjillore, Biri i Zotit hyn në qytetin e shenjtë, i përshëndetur nga njerëzit me degë ulliri, palme dhe dafine dhe duke thirrur "Osanna". Pikërisht prandaj pas liturgjisë në Ditën e Dafinës të krishterët marrin me vete për shëndet degët e shelgut të bekuara dhe të përuruara, të cilat u përngjajnë degëve të palmave, me të cilat është pritur Shpëtimtari.Në zonat e ndryshme bullgare Dita e Dafinës quhet akoma Vrëbnica. Dhe pavarësisht se ndodhemi akoma në Kreshmët e Pashkës, sot në tavolinën festive mund të vihet peshk. Në shumë vende në Bullgari përgatitet dhe një pite e posaçme riti në formën e luleve.
Në Ditën e Dafinës festojnë ditën e vet të emrit që të gjithë që mbajnë emra lulesh dhe bimësh.
Që nesër fillon Java e Madhe, e cila do të përfundojë në mbrëmjen e Ringjalljes së Krishtit- një kohë për tu menduar mbi jetën dhe vdekjen, për rimendimin e vlerave dhe të provës të afrohemi drejt anës shpirtërore!Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...