Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja organizon maratonë çiklizmi dhe vrapim në natyrë

Foto: BGNES-arkiv

Në Ditën e Dafinës le të tregojmë së bashku sesi kryeqyteti ynë mund të jetë me ngjyra edhe më të shumta, i pastër dhe sportiv! Dy ngjarje të mëdha sportive do të zhvillohen sot. Në qendër të qytetit  fillon shëtitja tradicionale me biçikletë "Sofja nget një biçikletë"dhe vrapimi atletik “Për një ajër më të pastër”.  Organizatorët nga “Sofja-Kryeqyteti Evropian i sportit”, Bashkia e Kryeqytetit, dhe Qendra për Lëvizshmëri Urbane presin që dhjetëra çiklistë dhe vrapues t'i bashkohen ngjarjes. Nisja është në orën 11 në sheshin “Kuvendi Popullor”, kurse itinerari arrin deri në Parkun Jugor. Në shfaqje do të marrin pjesë persona të famshëm të sportit bullgar.

Në orën 9 në mëngjes do të jepet dhe fillimi  i edicionit të 11 të vrapimit më të madh pranveror malor në Bullgari buzë liqenit Pançarevo.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Joana Konstantinova

Suksesi i parë për Bullgarinë në US Open tek vajzat

Bullgarja Joana Konstantinova dhe Reina Goto nga Japonia mposhtën kinezen Wei dhe japonezen Yoshida me rezultatin 7:5, 6:1 në raundin e parë të turneut në dyshe në Kampionatin e Tenisit të Hapur të SHBA-së. Ky është gjithashtu suksesi i parë për..

botuar më 25-09-02 10.54.PD
Ivan Ivanov

Nisje e fortë për Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev në US Open

Tenisti ynë Ivan Ivanov filloi me një fitore në Kampionatin e Hapur të Tenisit të Shteteve të Bashkuara midis juniorëve. Kampioni i Wimbledon mundi amerikanin Michael Antonius me 7:6 dhe 6:1. Aleksandër Vasilev gjithashtu vazhdon..

botuar më 25-09-01 10.44.PD
Stojan Andonov

Bullgaria është mikpritëse e Kampionatit Botëror të Xhudos

Për herë të parë, Bullgaria është mikpritëse e një kampionati botëror në xhudo, njofton agjencia BGNES. Në ceremoninë e hapjes në "Asiks Arena", zëvendësministri i rinisë dhe sportit, Stojan Andonov, theksoi se kjo është një njohje e madhe si për..

botuar më 25-08-29 1.43.MD