Detarët bullgarë nga anija “Carevna”, e bllokuar prej më shumë se një muaji në portin në Mariupol të Ukrainës, u evakuuan vetë, pa ndihmën e autoriteteve bullgare. Kjo u bë e ditur nga gratë e anëtarëve të ekuipazhit. Sipas tyre, vetë bashkëshortët e tyre kanë vendosur të largohen nga anija dhe kanë kërkuar ushtarë nga Republika Popullore e Doneckut që i kanë ndihmuar, transmetoi BNR Varna. Më herët gjatë ditës, shefi i mbrojtjes, admirali Emill Eftimov tha se ekuipazhi i anijes “Carevna” është në vend të sigurt. “Kjo është dëshmi e qartë se institucionet shtetërore janë duke punuar dhe shfrytëzoj rastin të shprehë admirimin tim për të gjitha institucionet që janë përfshirë në këtë proces”, tha ai.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..