Këtë të diel, më 17 prill, Kisha Ortodokse Bullgare feston ditën e hyrjes së Jezu Krishtit në Jeruzalem, i cili u prit nga populli me degë palme. Në kishën perëndimore, dita ka ruajtur emrin “E Diela e Palmave”. Duke qenë se nuk ka palma të egra që rriten në gjerësinë tonë gjeografike, në Bullgari simbol i festës janë bërë degëzat e shelgut të sapogjelbër. Festa popullore mban emrin “Vrëbnitsa” ose “Cvetnitsa” - një farë feste e lulëzimit të natyrës. Le të shohim përreth. Ja disa foto nga Sofja, Botevgradi dhe Plovdivi.
Foto: Vlladimir Vlladimirov
Në ditët e nxehta të verës, pjesët e poshtme të malit të Rillës ofrojnë freski dhe pamje të bukura për turistët. Nëse ndodheni në zonën e fshatit Kostenec, mund të bëni një shëtitje përgjatë Eko-Shtegut "Ujëvara e Skalovitecit" me gjatësi..
Edhe këtë verë në parkun “Liqeni” po zhvillohet Festivali i Skulpturave të Rërës. Këtë vit tema e eventit janë personazhet e komikëve dhe filmave të preferuar. Disa nga punimet janë imazhet e serisë së filmave Harry Potter, Bukuroshja dhe Bisha dhe..
Tradita kineze mori jetë në kuadër të Festivalit të parë dyditor të Varkave të Dragoit në vendin tonë, i cili është pjesë e aktiviteteve të shumta në programin "Vera me kulturën kineze në Bullgari" (qershor-gusht). Gara..
I vendosur në këmbët e malit Rilla, fshati Dobërsko tërheq turistë nga i gjithë vendi gjatë gjithë vitit. Legjenda thotë se disa nga banorët e parë..