Marinarët nga anija “Carevna” mbërritën në Bullgari. Ata u kthyen me aeroplanin qeveritar në Varna. Pas zbarkimit në portin e Mariupollit, marinarët u shoqëruan nga separatistët pro-rusë deri në Doneck dhe prej andej në Soçi, nga ku hipën në aeroplanin qeveritar.
Të afërmit e ekuipazhit u lejuan në pistë për t’i takuar. Në aeroport mbërritën edhe Kryeministri Kirill Petkov i shoqëruar nga Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska.
Me dëshirë të tyre në anije në portin ukrainas mbetën pesë veta, përfshirë edhe kapitenin Pavell Pavllov. Dy nga të tjerët në bord janë shtetas ukrainas, ndërsa tre të tjerët janë bullgarë.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës..
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e..