Marinarët nga anija “Carevna” mbërritën në Bullgari. Ata u kthyen me aeroplanin qeveritar në Varna. Pas zbarkimit në portin e Mariupollit, marinarët u shoqëruan nga separatistët pro-rusë deri në Doneck dhe prej andej në Soçi, nga ku hipën në aeroplanin qeveritar.
Të afërmit e ekuipazhit u lejuan në pistë për t’i takuar. Në aeroport mbërritën edhe Kryeministri Kirill Petkov i shoqëruar nga Ministrja e Jashtme Teodora Gençovska.
Me dëshirë të tyre në anije në portin ukrainas mbetën pesë veta, përfshirë edhe kapitenin Pavell Pavllov. Dy nga të tjerët në bord janë shtetas ukrainas, ndërsa tre të tjerët janë bullgarë.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..