Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vasillka Damjanova: "Kënga na shpëton si në gëzim ashtu edhe në ankth"

Foto: arkiv

Këngëtarja e njohur nga krahinaveriore Vasillka Damjanova i ka kushtuar dekada prej jetës së saj këngës popullore. Me artin e saj ajo ka emocionuar publikun në Evropë, Amerikë, Azi, Afrikë.

Frymëzimi, dashuria, përkushtimi ndaj traditave e magjepsën Vasillka Damjanovën që nga fëmijëria në qytetin e saj të lindjes Gorna Mitropolia, rajoni i Plevenit, mes familjes së saj muzikore dhe festave vendase. Qyteti ndodhet në Bullgarinë Veriore Qendrore, në zonën e quajtur Mizia - "Mbretëria" e orkestrave frymore. Një shkollë e madhe për zhvillimin muzikor të këngëtares së re janë shfaqjet e saj skenike në grupin për këngëtarë folklorikë të udhëhequr nga Kanjo Bedrov në Drejtorinë e Koncerteve - Sofje, me të cilin ajo udhëton në mbarë vendin. Vasillka Damjanova i pasuroi aftësitë e saj muzikore në Ansamblin e Shoqërisë së Trakisë në Sofje, si njëfarë përgatitjeje për kulmin e saj të ardhshëm profesional. Në vitin 1971, pas një konkursi të ashpër në tre raunde, Vasillka Damjanov u pranua në Ansamblin e Këngëve Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Në atë kohë dirigjent ishte Krasimir Kjurkçijski, kryeveprat polifonike të të cilit u përfshinë në albumet e serisë së producentit zviceran Marcel Cellier - "Misteri i Zërave Bullgarë". Ky emër iu dha më vonë Korit Popullor të Grave, i cili në vitin 1990 fitoi çmimin prestigjioz Grammy.

Vasillka Damjanova ka shumë kujtime të bukura në biografinë e saj muzikore. Ajo ndau disa prej tyre me Radio Bullgarinë:

“Po këndoj që nga fëmijëria. Babai im i binte shumë mirë borisë, ashtu si edhe vëllezërit e tij. Ata bënin prova në shtëpi dhe kështu pata mundësinë të zhvilloja dhe zgjeroja më tej repertorin dhe njohuritë e mia. Pata rastin të bëjë pjesë në Ansamblin për Këngë Folklorike të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). U jam mirënjohëse kolegëve të mi nga radioja për mbështetjen e tyre - Georgi Minçev, Rumjana Cincarska, Julija Cankova, Teodora Peeva, Toni Gërdeva. Na dhanë forcë - të regjistrojmë dhe të kërkojmë këngë të mira … Kur u futa në ansambël, dirigjenti i korit ishte Krasimir Kjurkçijski, ndërsa dirigjenti i orkestrës ishte Kosta Kolev. Kjurkçijski ishte në gjendje të na frymëzonte, ne arrinim gjithçka me lehtësi. Veprat e tij kanë një rëndësi të madhe në fushën e folklorit. Ai ishte një njeri i mahnitshëm. Dhe jo vetëm ai. Zdravko Mihajllov, Georgi Genov - njerëz të pastër, modest... Ne vërtet punonim me gjithë zemrën tonë dhe suksesi nuk u vonua. Çmimi Grammy është një gjë e madhe për mua. Kënduam në sallat më prestigjioze. Isha shumë i frymëzuar kur këndonim në katedrale. Akustika është e mahnitshme. Njerëzit na dëgjonin me përulësi dhe në fund thërrisnin bis disa herë.”

Me zërin e saj të bukur alto, Vasillka Damjanova lë gjurmë me më shumë se 40 regjistrime këngësh solo, të cilat ringjallin kryevepra të harruara nga vendlindja. Është për t'u shquar se ato këndohen edhe nga ndjekës të rinj të folklorit. Për një kohë të gjatë këngëtarja ka marrë pjesë në treshen "Zornica", së bashku me Kalinka Zgurova dhe Ruska Nedjallkova.

“Në vitin 1974 formuam treshen “Zornica”, kujton Vasillka Damjanova. - Kompozitori Stefan Kënev krijoi për ne këngën “U ul Marijka”, me të cilën u paraqitëm shumë mirë në Pasqyrën e Ansambleve Profesionale në Bllagoevgrad. Fituam një çmim dhe kjo na inkurajoi të vazhdojmë të punojmë. U bëmë të famshëm sidomos pas koncerteve në Amerikë. Sa u përket viteve të fundit, së fundmi Daniell Spasov dhe Milen Ivanov më ftuan të këndoj në formacionin e ri "Zërat e traditës". Më vjen mirë që këta të rinj respektojnë interpretuesit më të vjetër. Ky kontakt është shumë i mirë, të mbush shpirtin. Dhe në gëzim, në shqetësime, dhe në gjithçka kënga shpëton.

Pas pak ditësh ka një festë të madhe, e cila është shumë e dashur për mua dhe sepse kur linda, ishte Pashkë. U uroj të gjithëve gëzuar festat, dhe Pashkët të na sjellin sërish shëndet, shëndet dhe shëndet!”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këngëtari Stefan Illçev me një rikthim muzikor në vendlindjen e tij Burgas

Kthimi tek rrënjët ka sjellë gjithmonë emocione, sidomos për artistët. Kështu ndodh edhe me Stefan Illçev – këngëtarin e ri të dashur jo vetëm nga vendlindja e tij, Burgasi, por edhe nga publiku bullgar dhe i huaj. Ai ka përgatitur një..

botuar më 24-08-09 1.15.MD

Kultura, historia dhe dashuria për natyrën takohen në majën Buzlluxha

Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht,..

botuar më 24-08-08 7.50.PD

“Unë po të shtrij ty” – një lexim modern i këngës popullore bullgare të trevës së Pirinit

Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë..

botuar më 24-08-07 1.15.MD