Tamam përpara një viti ju prezantuam projektin finalist bullgar për Çmimin Evropian të Karlit të Madh " - Modeli i Bashkimit Evropian Sofja 2021”. Sot ekipi prej njerëzve të rinj të cilët qëndrojnë pas tij janë në etapën finale. Një lloj kulmi i muajve të gjatë të punës mbi projektin është konferenca ndërkombëtare në Sofje, e cila do të mbahet nga 9 deri më 12 qershor në formën e një simulimi të procesit legjislativ të institucioneve të Bashkimit Evropian. Në të do të kenë mundësi të përfshihen afro 100 të rinj nga Bullgaria dhe Evropa, të cilët do të shqyrtojnë direktiva dhe rregullore vepruese evropiane. Dy janë temat të cilat do të diskutohen-siguria kibernetike dhe politikat rinore.
“Në kontekstin e Vitit Evropian të rinisë 2022, rëndësia e ngjarjes sonë është edhe më kyçe”, thotë zëvendës drejtuesja e projektit 23 vjeçarja Viktoria Ruseva. Grumbullimi i pjesëmarrësve në Konferencë, e cila do të jetë me pranim, do të vazhdojë deri më 24 prill.
“Çdo një njeri i ri në moshë midis 18 dhe 30 vjeç, nga një shtet evropian, por dhe jo vetëm, mund të aplikojë për të marrë pjesë në projekt. Aplikimi është online dhe formulari mund të gjendet në faqen tonë zyrtare. Aty janë vënë të gjitha detajet e projektit, programi i konferencës dhe rolet që secili mund të zgjedhë për të rikrijuar gjatë Konferencës. Ngjarja do të zhvillohet krejtësisht në gjuhën angleze - si programi zyrtar, ashtu dhe ai social, i cili do të përfshijë mbrëmje ndërkulturore dhe shfaqje të ndryshme, përmes të cilave do të prezantojmë Bullgarinë përpara pjesëmarrësve” - tregon për Radio Bullgarinë bullgarja e re.
Ajo është e bindur, se e gjithë ngjarja ka potencial të frymëzojë njerëzit e të gjitha moshave të zhvillojnë idetë e veta në emër të së ardhmes më të mirë evropiane. Ekipi i projektit “Modeli i Bashkimit Evropian Sofja 2022” do të shënojë dhe datën 22 prill - Ditën e Tokës. “Projekti ynë ka një pozitë dhe fokus të shprehur qartë në qëndrueshmërinë, mbetjet minimale dhe pajtueshmërinë mjedisore”, thotë Viktoria dhe saktëson:
“Konferenca jonë do të zhvillohet krejtësisht pa përdorimin e letrës. Gjatë kohës së punës sonë deri tani, nuk është realizuar asnjë fluturim me avion, lidhur me projektin. “
Dhe kur flasim për Evropën dhe për ndryshimet të cilat po ndodhin, nuk mund të anashkalojmë çështjen e luftës në Ukrainë.Si studente në Universitetin e Vjenës, Viktoria Ruseva e kalon pjesën më të madhe të kohës në kryeqytetin austriak dhe është e bindur se, ngjarjet e dy muajve të fundit kanë emocionuar të rinjtë. “Dhe nuk mund të jetë në mënyrë tjetër”, thotë ajo.
“Të rinjtë janë po kaq të ndjeshëm, sa dhe të gjithë të tjerët, madje dhe më shumë. Meqenëse unë mësoj politologji, kjo që po ndodh është një temë e përhershme midis nesh dhe kjo jo vetëm në universitet. Mund të them se ndjeshmëria jonë nuk na detyron të ndihemi të pafuqishëm, përkundrazi. Unë nuk kam qenë më e frymëzuar të bëjë diçka, të ndihmojë dikë, të shkaktojë ndonjë ndryshim me veprimet e mia. Më në veçanti në Vjenë, çdo gjë të cilën e shikoj rreth meje më inkurajon, se çdo një është i aftë të ndihmojë. Kudo shikoj një solidaritet dhe jo pasiv. Madje po flas dhe për gjeste të vogla të qytetarëve, të cilët luajnë me top ose me letra me fëmijët ukrainas dhe kështu u japin mundësi përsëri të jenë fëmijë. Kjo më jep shpresë dhe mua vet çdo ditë”, vë në dukje Viktoria.
Dhe le të mos të harrojmë se, Evropa, shteti ynë ose thjesht vendi, në të cilin ne jetojmë varet në vend të parë nga ne vetë. Ndryshimi fshihet në vendimet tona personale dhe në veprimet tona, kurse të rinjtë janë të tjerët të cilët do ta marrin këtë mesazh si një stafetë. Ose, mbase ata do të na e transmetojnë neve. Këtë do ta kuptojmë në konferencën Ndërkombëtare të projektit “Bashkimi Evropian Sofja 2022” gjatë muajit qershor.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal, Facebook/MEUSofia
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..