Historiani Prof. Pllamen Pavllov tha para BNR-së se i është dërguar një propozim Parlamentit për përfshirjen e 20 prillit si një festë zyrtare në kalendarin kombëtar bullgar. “Letra nuk është vetëm nga unë, ajo është nga Fondacioni “Vasill Levski”, me idenë e Galina Zllatarevës. I është dërguar edhe Presidentit”, tha Pavllov.
Bullgaria shënon 146 vjet nga shpërthimi i Kryengritjes së Prillit. Më 20 prill 1876, në qytetin Koprivshtica shpërtheu pushka e parë për Çlirimin e Bullgarisë. Ngjarjet e shkaktuara nga fundi tragjik i kryengritjes dhe vetëflijimi i bullgarëve çuan në Luftën Çlirimtare Ruso-Turke dhe në ringjalljen e shtetit bullgar në vitin 1878.
Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..