Një pyll i bukur me 100 qershi japoneze tashmë po rritet në Parkun “Maqedonia” në qytetit Blagoevgrad. Pemët u blenë me fondet e mbledhura nga pazaret bamirëse të organizuara nga Viktorija Andonova nga Shoqata “Kauza Blagoevgrad”, me mbështetjen e Komunës së qytetit Blagoevgrad. Pylli u mboll me punën e studentëve të Universitetit Amerikan në Bullgari, përfaqësuesve të institucioneve dhe qytetarëve.
E nisëm këtë veprimtari me shaka, por sigurisht të gatshëm për t’ia dalë mbanë. Shumë njerëz u përfshinë në blerjen e fidanëve. Dua që të gjithë ata që vijnë këtu dhe ulen nën qershitë, të ndihen të shpëtuar të paktën për këtë moment”, tha Viktorija Andonova para BNR-Bllagoevgrad.
“Këto pemë në Japoni sjellin shëndet dhe fat, shpresoj që të sjellin shëndet për të gjithë njerëzit në Bllagoevgrad”, uroi Georgi, student në Universitetin Amerikan në qytet.
Periudha e lulëzimit të pemëve të qershisë është e shkurtër - rreth 10 ditë, dhe sipas filozofisë lindore gjë që vjen të na kujtojë se sa jetëshkurtër dhe kalimtare është bukuria.
Përpilues: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: blgmun.comEdhe këtë vit, ekipi që po studion kompleksin arkeologjik Provadia-Kriporja organizon më 22 shtator Ditën e Dyerve të Hapura. Është përgatitur një itinerar interesant dhe ndryshe nga ai standardi për vizitorët në kompleksin e qendrës më të lashtë të..
Pak persona e dinë se kjo është kafsha e parë autoktone bujqësore bullgare e njohur nga Komisioni për Racat e Kafshëve pranë Ministrisë së Bujqësisë, që prej vitit 2005. Emrin e ka marrë nga barinjtë nomadë – karakaçanët, të cilët udhëtonin me tufat e..
Gjatë verës së vitit 2024, një bashki e kryeqytetit dhe banorët e saj treguan se si në mënyrë të thjeshtë mund të jemi të lumtur dhe të bashkuar si një komunitet – të ulur në një tavolinë të përbashkët. Në korrik 2024, në rrugën "Ekzarh Josif", dhe në..
Pak persona e dinë se kjo është kafsha e parë autoktone bujqësore bullgare e njohur nga Komisioni për Racat e Kafshëve pranë Ministrisë së Bujqësisë, që..
Edhe këtë vit, ekipi që po studion kompleksin arkeologjik Provadia-Kriporja organizon më 22 shtator Ditën e Dyerve të Hapura. Është përgatitur një itinerar..