Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozitë virtuale e fëmijëve me rastin e Ditës së Tokës

Foto: odk-burgas.com

Fëmijë nga qyteti Burgas do të dërgojnë një urim virtual me një ekspozitë vizatimesh me rastin e Ditës së Tokës - 22 Prill, njoftoi qendra për shtyp e komunës. Ata kujtojnë se ideja që lidh njerëzit nga e gjithë bota në këtë datë është bashkimi në mbrojtjen e mjedisit.

Qendra për Zhvillimin Personal në qytet sugjeron disa gjëra themelore që njerëzit mund të bëjnë për të ndihmuar në shpëtimin e planetit - të ngasin një biçikletë, të mbjellin një pemë, të reduktojnë përdorimin e qeseve plastike.

Në vitin 1993, Bullgaria shënoi për herë të parë Ditën e Tokës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kriza e ujit në vend po thellohet

Mbi 260 000 njerëz në vend janë tashmë nën racionim të ujit. Kriza e ujit ka përfshirë 16 qytete dhe 283 fshatra. Situata është më e rëndë në zonat e Pleven, Bllagoevgrad, Tërgovishte, Veliko Tërnovo, Lloveç, Kjustendill dhe Pernik. Dje, 21..

botuar më 25-08-22 11.03.PD
Foto: Spitali

Edhe në Gabrovo u ndërtua një platformë uljeje për helikopterë mjekësorë

Heliporti në territorin e Spitalit të Përgjithshëm të Gabrovos tashmë është licencuar. Ai është i 13-ti në regjistrin e heliporteve të spitaleve të Administratës së Aviacionit Civil dhe është gati të vihet në funksion. Heliporti u ndërtua pranë..

botuar më 25-08-22 10.09.PD

Parashikimi i motit për 22 gushtin

Të premten , një front i ftohtë atmosferik do të kalojë nëpër vend. Era do të kthehet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të forcohet, më së voni në rajonet lindore të vendit, ku do të qëndrojë nga jugu-jugperëndimi për pjesën më të madhe të ditës. Do..

botuar më 25-08-21 7.40.MD