Borjana Kalejn kryesoi renditjen e përkohshme të gjithanshme pas ditës së parë të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Ajo i luajti në mënyrë perfekte kompozimet e saj me rrathë dhe top, ndërsa sot do të interpretojë kombinimet e saj me shkop dhe fjongo. Bullgarja tjetër Eva Brezalieva zë vendin e 12-të pas një gabimi në kompozimin me top dhe të dielën do të luajë vetëm në finalen e rrathit.
Ansambli bullgar nuk konkurron në kryeqytetin e Azerbajxhanit, pasi nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë, sqaroi Ilijana Raeva, presidente e Federatës Bullgare të Gjimnastikës Ritmike.Traileri zyrtar i filmit “Gundi – Legjenda për dashurinë” bëri bujë të vërtetë, duke u kthyer në një nga më të suksesshmit në historinë e kinematografisë bullgare. Deri më sot, videoja grumbulloi miliona shikime, gjë që dëshmon për interesimin e madh..
Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..
Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..