Vendi ynë do të jetë i pavarur nga furnizimet me gaz nga Rusia, tha për BNT nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Energjisë Ivajllo Mirçev. I vetmi problem që ende e ndal nënshkrimin e kontratës për furnizime alternative është çmimi i lëndëve të para.
“Edhe nëse Rusia ndalon furnizimin me gaz, mënyrat alternative të furnizimit tashmë janë siguruar dhe rrugët janë të qarta”, tha ai. Sipas tij, Bullgaria do të bëhet një vend që mbështet furnizimin me gaz natyror në Evropën Perëndimore. “Shpresoj se me veprimet e përbashkëta të Bashkimit Evropian deri në fund të vitit do të arrijmë çmime të mira dhe çështja do të zgjidhet”, shtoi deputeti.Shumica e kompanive austriake që kanë investuar në Bullgari presin që klima ekonomike në vend të mbetet e qëndrueshme (54%) ose të përmirësohet (13%) gjatë 12 muajve të ardhshëm.Këtë e tregoi “Anketa tradicionale e investitorëve austriakë në..
Analizat e ekspertëve të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) tregojnë se rritja kumulative e inflacionit (e matur me indeksin e çmimeve të konsumit) gjatë katër viteve të fundit (nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani) është saktësisht..
Inflacioni për vitin 2024 është 2.2% krahasuar me një vit më parë, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave. Për muajin dhjetor, ky tregues është 0.4%.Inflacioni mesatar vjetor për periudhën janar 2024 - dhjetor 2024 krahasuar me periudhën janar 2023..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)...