Gazi natyror përdoret si armë politike dhe ekonomike, tha Ministri i Energjetikës Aleksandër Nikollov me rastin e ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia.
“Përderisa unë jam ministër, Bullgaria nuk do të negociojë nën presion dhe me kokën ulur. Bullgaria nuk shitet me asnjë çmim. Për momentin është e qartë se objektet infrastrukturore të reklamuara zhurmshëm në të kaluarën nuk mund të garantojnë furnizim me gaz natyror, por kjo nuk do të thotë se nuk do të përballemi me këtë situatë”, tha Ministri Nikollov.Për të paktën një muaj përpara, të gjitha furnizimet me gaz natyror janë të garantuara. Ende nuk ka pakësim të gazit nga Rusia, shtoi Nikollov në një konferencë të posaçme për këtë temë sot.
Mossigurimi i sasive nga Gazprom është shkelje e kontratës, shtoi Ministri. Pritet një takim i ri ekspertësh për hapat e ardhshëm, tha Nikollov, duke kujtuar se Bullgaria nuk është e vetmja e prekur dhe se në këtë situatë janë edhe Polonia dhe Lituania.
“Bullgaria është një partner besnik i të gjitha vendeve fqinje. Bullgaria nuk është Rusia. Kur të kemi mundësi do t’i ndihmojmë të gjitha shtetet fqinje”, vuri në dukje Nikollov, duke shtuar se do të shqyrtohen të gjitha rreziqet e mundshme dhe vendi ynë nuk do të krijojë trazira në vendet e tjera, duke përmendur konkretisht Serbinë dhe Hungarinë.
Në një deklaratë të përhapur nga TASS dhe Reuters, Gazprom kujton se Bullgaria dhe Polonia janë vende tranzit dhe "në rast të devijimit të paautorizuar të gazit rus nga vëllimet e tranzitit për në vende të treta, dërgesat tranzite do të reduktohen me këtë vëllim".
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Një muaj pasi Bullgaria merr dritën jeshile për t'u bashkuar me eurozonën, të gjithë tregtarët duhet të shpallin çmimet në leva dhe euro . Këtë e shpjegoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare zëvendësministri i ekonomisë Nikollaj..
"Lule në një epruvetë" është një projekt inovativ që krijon një produkt të ri duke përdorur bioteknologjinë bimore. Megjithatë, ai bën më shumë se kaq - tregon një histori për fuqinë e mendjes dhe zemrës njerëzore. Ideja është e Petër Neftelimov, një i..
Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Në vitin 2023, borxhi i vendit ishte 42.383 miliardë leva..