Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konferencë e Ministrit bullgar të Energjetikës

Bullgaria nuk do të zhvillojë bisedime nën presion me Gazprom

Vendi nuk do të pezullojë furnizimet me gaz transit për Serbinë dhe Hungarinë

Foto: BGNES

Gazi natyror përdoret si armë politike dhe ekonomike, tha Ministri i Energjetikës Aleksandër Nikollov me rastin e ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia.

“Përderisa unë jam ministër, Bullgaria nuk do të negociojë nën presion dhe me kokën ulur. Bullgaria nuk shitet me asnjë çmim. Për momentin është e qartë se objektet infrastrukturore të reklamuara zhurmshëm në të kaluarën nuk mund të garantojnë furnizim me gaz natyror, por kjo nuk do të thotë se nuk do të përballemi me këtë situatë”, tha Ministri Nikollov.

Për të paktën një muaj përpara, të gjitha furnizimet me gaz natyror janë të garantuara. Ende nuk ka pakësim të gazit nga Rusia, shtoi Nikollov në një konferencë të posaçme për këtë temë sot.

Mossigurimi i sasive nga Gazprom është shkelje e kontratës, shtoi Ministri. Pritet një takim i ri ekspertësh për hapat e ardhshëm, tha Nikollov, duke kujtuar se Bullgaria nuk është e vetmja e prekur dhe se në këtë situatë janë edhe Polonia dhe Lituania.

“Bullgaria është një partner besnik i të gjitha vendeve fqinje. Bullgaria nuk është Rusia. Kur të kemi mundësi do t’i ndihmojmë të gjitha shtetet fqinje”, vuri në dukje Nikollov, duke shtuar se do të shqyrtohen të gjitha rreziqet e mundshme dhe vendi ynë nuk do të krijojë trazira në vendet e tjera, duke përmendur konkretisht Serbinë dhe Hungarinë.

Në një deklaratë të përhapur nga TASS dhe Reuters, Gazprom kujton se Bullgaria dhe Polonia janë vende tranzit dhe "në rast të devijimit të paautorizuar të gazit rus nga vëllimet e tranzitit për në vende të treta, dërgesat tranzite do të reduktohen me këtë vëllim".

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banka Kombëtare Bullgare

Pavarësisht rreziqeve, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) shoti pritjet e saj për rritjen e PBB-së në vitin 2025

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) rishikoi në një drejtim lart pritjet e saj për rritjen e ekonomisë bullgare në vitin 2025, por uli parashikimin e rritjes së PBB-së për vitin 2026. Në publikimin e rregullt tremujor të BNB-së "Parashikimi..

botuar më 25-04-25 10.18.PD

Dhoma Industriale Bullgare prezantoi indeksin e saj për “Efektivitetin e Politikës Ekonomike”

Bullgaria përballet me sfida të thella strukturore. Ekonomia karakterizohet nga vlera e ulët e shtuar dhe sfida rajonale, tha Dobri Mitrev, kryetar i Dhomës Industriale Bullgare. Ai prezantoi indeksin e Dhomës për “Efektivitetin e Politikës..

botuar më 25-04-24 1.38.MD

Bullgaria ka përmbushur kriterin e fundit për hyrjen në eurozonë prej 3% deficit buxhetor

Sofja plotësoi edhe kriterin e fundit për hyrjen në eurozonë. Pas përmbushjes së kriterit të inflacionit, do të publikoheshin edhe të dhënat e deficitit buxhetor për vitin 2024, sipas metodologjisë së BE-së. Në vitin 2024, sektori..

botuar më 25-04-23 9.14.PD