Qeveria duhet të përgjigjet pse vetëm për Bullgarinë dhe Poloninë ndërpriten furnizimet e gazit, nëse pezullohen ato për Austrinë dhe Gjermaninë, si paguajnë dhe si garantojnë sigurinë e tyre energjetike. Kështu iu përgjigj Presidenti Rumen Radev pyetjes së një gazetari lidhur me ndërprerjen e furnizimit me gaz natyror nga” Gazprom Export”. Sipas tij, qeveria duhet t’u japë një përgjigje të prerë qytetarëve, interesave të të cilëve u shërben. “Është koha e fundit që qeveria të japë prova të qarta se është në dijeni dhe mbështet sovranitetin e Bullgarisë”, tha Radev.
Më 28 prill, Ministri i Energjetikës Aleksandër Nikollov dhe Zëvendëskryeministri Asen Vasilev nisen për në Bruksel për të diskutuar situatën me pezullimin e furnizimeve me gaz.
BE-ja do të rrisë përkohësisht ndjeshëm blerjen e gazit rus përmes vendeve që janë të gatshme të paguajnë në rubla për të kompensuar pezullimin e furnizimeve për Poloninë dhe Bullgarinë. Në këtë mënyrë, të dy vendet do të mund të blejnë vëllime shtesë të gazit në tregun evropian, njoftoi TASS, duke cituar një burim të paidentifikuar nga Brukseli, duke saktësuar se kjo është një masë e përkohshme.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..