741 janë rastet e reja me Covid-19 në vend për 24 orët e fundit, 399 më pak se një ditë më parë. 65 për qind e të infektuarve rishtazi nuk janë vaksinuar. 7.4 për qind e 9977 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv ulet me 5616 veta në 147 908. Në spitale u pranuan 138 pacientë të infektuar me koronavirus. 80 për qind e të sapo shtruarve në spital nuk janë të imunizuar. 937 persona të infektuar me Covid-19 trajtohen në spitale, prej tyre 97 në repartet e kujdesit intensiv.
8 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. 6 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. Të mërkurën u dhanë 1337 vaksina.
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..