Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inflacioni dhe mungesa e gazit – një kombinim i rrezikshëm

Foto: arkiv

Çmime fluturuese dhe furnizime të pezulluara të gazit - a do të përballen konsumatorët e mallrave dhe të shërbimeve me varfërinë në rritje, bizneset që përballen me falimentimin dhe një mjedis gjithnjë e më të pasigurt?

Gjatë marsit inflacioni i tejkaloi 12% dhe vendosi vlera rekorde që nga viti 2008 e këtej, llogariti Instituti Kombëtar i Statistikave. Vetëm për një muaj çmimet e konsumit u rritën me 2.2%,  të transportit me 7.9%, ushqimi u rrit me 3.3% dhe shërbimet e hoteleve dhe restoranteve me 2.8%. Akoma përpara shtrenjtimit 2/3 e bullgarëve deklaruan se e kanë të vështirë të përballojnë shpenzimet e tyre të përditshme, tregoi një studim i Institutit Kombëtar të Statistikave.

“Çmimet e javës së kaluar u “ngritën në qiell”. Për njeriun e varfër çdo gjë është shumë e shtrenjtë” thotë një pensionist nga qyteti Vraca, i cili bashkë me vëllezërit e tij për nga fati, mbijeton përmes sensit të humorit- “aq sa është e mundur”. 

Për të frenuar presionet  e inflacionit, qeveria do të dalë me një paketë masash përpara përditësimit të buxhetit në verë. Ai është më i madh në zinxhirin ushqimor dhe shumica e masave duhet të përqendrohen pikërisht atje”, mendon ministri i financave Asen Vasilev. Kurse kryeministri Kirill Petkov deklaroi: “Qeveria mundi të frenojë çmimet e korrentit për konsumatorët shtëpiak. Tani po pres propozim nga Ministria e Financave për uljen e TVSH-së për bukën, frutat dhe perimet”.

Ekonomisti Petër Ganev është skeptik kundrejt aplikimit të një mase të ngjashme. Ai jep si shembull pakësimin e uljes së tarifës për librat, mallrat për fëmijë dhe restorantet gjatë epidemisë së Covid-19, e cila nuk çoi në rënie të çmimeve.

“Akoma atëherë patëm thënë se njëherë kur e hapim derën për një regjim preferencial të mallrave të veçanta, do të fillojnë të grumbullohen dëshira të shumta-rikujton ai. Në sistemin tonë tatimor, bilanci që funksionon është “për çdo gjë njëlloj, por me tarifa të ulëta”. Sa i përket TVSH-së kjo do të thotë që sa më shpejt të ulim normën e lartë për të gjitha mallrat, dhe jo për konkrete. “

Ministrja e ekonomisë Kornelija Ninova propozoi të  vendoset një tavan për çmimet e disa ushqimeve dhe energjisë, si dhe një minimum të pa tatueshëm, por deri tani nuk ka asnjë mirëkuptim në koalicionin qeverisës.

“Dua të drejtojë një pyetje ndaj të gjithë kritikuesve, të cilët thonë se, nëse vendoset një tavan i çmimeve, mallrat do të zhduken nga dyqanet-shtoi ajo. Si është e mundur që ato të mos të zhduken në Spanjë, Rumani, Greqi, Hungari, ku masa është vënë në përdorim prej muajve dhe nuk ka tronditje? Sa i përket propozimit për një minimum të pa tatueshëm, disi harruam se kemi dhe të varfër të cilët punojnë”.

Sipas Petër Ganevit vendosja e një tavani mbi vajin, bukën dhe ushqime të tjera nuk mund të ndodhë, aq më tepër se prodhuesit e kanë të drejtën e tyre t’i ridrejtojnë ndaj tregjeve të huaja. Por, ai prognozon njëfarë kompensimi të të ardhurave – gjë që i prek pensionistët, si dhe masa sektoriale, të cilat të shtojnë më tepër konkurrencën dhe çmimi i mallrave të caktuara të mos të përkeqësohet më tej nga  deformimet e tregut. “Shpresoj që inflacioni të mos të kalojë 14-15%, por kjo varet nga qetësimi i situatës në Ukrainë dhe nga ulja e çmimeve të lëndëve energjetike”, bën konkluzionin e tij ekonomisti.

“Kompensimet për çmimin e korrentit duhet të vazhdojnë, derisa të qetësohen pazaret”, komenton në kontekstin e gazit të ndaluar për vendin tonë nga Rusia Ivajllo Najdenov, drejtor ekzekutiv i Federatës Bullgare të Konsumatorëve të Energjisë Industriale.

“Shteti duhet të ndërhyjë në ndonjë farë mënyre - është kategorik ai. Nëse kjo do të bëhet përmes blerjes së prodhimit dhe grumbullimittë rezervave - për shembull drithëra, duhet të diskutohet.Nuk e di se si do ta subvencionojë çmimin e gazit ministri i bujqësisë”.

Ivajllo Najdenov tha akoma se industria ka nevojë prej furnizimeve të garantuara afatgjata të gazit natyror. “Nuk duhet të lejohet, si tek energjia elektrike, blerja nga dita në ditë”, theksoi ai. Sipas fjalëve të tij, do të ketë një luftë për gazin, e cila pa dyshim që do të çojë deri në një shtytje suplementare të çmimeve.

Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të intervistave të BNR-Vidin dhe BNR-“Horizont”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas tensionit në "trekëndëshin e pushtetit" Buxheti i vitit 2026 u ngri

Pak minuta para se të fillonte leximi i dytë - përfundimtar - i buxhetit të shtetit për vitin 2026 në Asamblenë Kombëtare, kreu i forcës më të madhe parlamentare GERB-SDS, Bojko Borisov, ndaloi procedurën, duke e kthyer projektligjin për rishikim..

botuar më 25-11-27 3.22.MD

Një klub i ri i biznesit punon për të promovuar sipërmarrësit bullgarë në Berlin

Nën emrin BGBizHub, sipërmarrësit bullgarë në Berlin kanë bashkuar forcat për të promovuar dhe zhvilluar bizneset e tyre vendase në Gjermani. "Si çdo biznes tjetër - jo vetëm në Berlin dhe jo vetëm biznesi bullgar, aktualisht po përballemi me disa..

botuar më 25-11-27 7.05.PD

Komisioni Evropian ndezi dritën e kuqe për deficitin buxhetor në vitin 2026

Gjashtë shtete, mes tyre edhe Bullgaria, janë të ekspozuara ndaj rrezikut të mosrespektimit të kuadrit fiskal të BE-së në vitin 2026. Këtë e tregon paketa e vjeshtës e Semestrit Evropian, e miratuar nga Komisioni Evropian mbi buxhetet e vendeve..

botuar më 25-11-26 10.04.PD