Sot festojmë Ditën e Punës. Presidenti i Konfederatës së Punës “Podkrepa” Dimitër Manollov, i cilësoi luftën në Ukrainë, inflacionin dhe krizën energjetike si sfidat më të mëdha me të cilat përballet shoqëria jonë. “Ne nuk mund të kemi të ardhura pa u ndalur gjithë kjo”, tha ai. Sipas Manollov, 136 vjet pas grevës në Shtetet e Bashkuara që kërkonte një ditë pune 8-orëshe, zgjatja e orarit të punës dhe pagat mbeten një problem të madh. Në shumë sektorë në vendin tonë dita e punës i kalon 8 orë. Sindikata këmbëngul për një pagë minimale për të mbuluar koston e jetesës, që do të thotë gati 1200 leva (613 euro) neto, njoftoi reporterja e BNR Maria Kostova.
Nën moton “Puna e denjë në një botë paqësore”, BSP do ta shënojë festën me iniciativa të ndryshme në të gjithë vendin. Kryetarja e BSP Kornelija Ninova do të jetë në Karxhali, ku do të zhvillohet një konkurs folklorik i organizuar nga gratë socialiste.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..