Përafërsisht 30 mijë janë refugjatët ukrainas në hotelet e pushimoreve tona detare. Pas 31 majit në lidhje me fillimin e sezonit veror turistik, pjesa e madhe prej tyre do të transferohen në baza shtetërore. Asnjeri prej tyre nuk do të mbetet pa strehë. Këtë e tha para BNR Ministri i Turizmit Hristo Prodanov. Ai u shpall kundër mundësinë që shteti të paguajë për akomodim në shtëpi private për shkak të kontrollit të vështirë. Javën e ardhshme do të vendoset nëse do të zgjatet masa prej 40 levash (rreth 20 euro) për një refugjat që marrin hotelierët. Sipas Prodanov, qeveria po përpiqet të përfshijë gradualisht refugjatët në tregun e punës në Bullgari. Sipas tij afro 90 për qind nga refugjatët shfaqin dëshirë për të filluar punë.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..