Në koalicioni qeverisës nuk ka pajtim mbi një qëndrim të unifikuar për ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Këtë e deklaroi shefja e kabinetit politik të kryeministrit Lena Borisllavova. Megjithatë, ajo shprehu besimin se kjo nuk do të çonte në shpërbërjen e mazhorancës. “Më vjen mirë që Bullgaria ka një qeveri që vepron, jo vetëm që flet për përkatësinë në NATO dhe vlerat proatlantike”, tha ajo, duke theksuar se Bullgaria duhet të mbështesë Ukrainën. “Për mua është e papranueshme të shtyhet koncepti se nëse i japim armë Ukrainës, ne po e bëjmë konfliktin edhe më të vështirë dhe po pengojmë të mbizotërojë paqja”, tha Borisllavova.
BSP nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për ndihmën ushtarake për Ukrainën. Kështu tha sot në Karxhali Zëvendëskryeministrja dhe Kryetare e partisë Kornelija Ninova. Ministri i Punës Georgi Gjokov nga BSP tha në Stara Zagora se çështja e eksporteve të armëve në Ukrainë e bën koalicionin qeverisës shumë më të paqëndrueshëm. Ai theksoi edhe një herë se deri më tani vendi ynë nuk ka eksportuar armë në Ukrainë. Sipas tij, Bullgaria eksporton armë në 50 vende, ndër të cilët nuk figurojnë Ukraina apo Rusia, njoftoi korrespondenti ynë Dejan Denev nga Stara Zagora.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..