Parlamenti bullgar duhet të vendosë nëse vendi do të japë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Në një këshill të koalicionit, partitë në pushtet diskutuan çështjen, por pas një takimi dy orësh, këshilli përfundoi pa një vendim konkret apo deklaratë të përgjithshme.
Para takimit, Lena Borisllavova, shefe e zyrës së kryeministrit Kirill Petkov, komentoi se nuk beson se koalicioni do të shpërbëhet për shkak të Ukrainës. Lidhur me fjalët e presidentit Rumen Radev se vendimmarrësit duhet të kenë parasysh sigurinë e bullgarëve, Borisllavova tha: "Konflikti është shumë afër kufijve të Polonisë dhe Rumanisë. Këto janë vende që dërgojnë ndihma ushtarake. Siguria e tyre kombëtare varet nga siguria kolektive e Evropës dhe NATO-s”.
Gjatë 24 orëve të fundit ushtria ukrainase zmbrapsi 12 sulme ruse në Donbas, veçanërisht luftime të rënda në Popasnaja, ku ushtria ruse po përpiqet të depërtojë për të rrethuar qytetin e Severnodoneckut, raportoi agjencia ukrainase UNIAN.
Sulmet ruse në Ukrainën lindore të martën vranë 21 civilë dhe plagosën akoma 27 , raportoi AFP. Ky është numri më i madh i viktimave për 24 orë për rreth një muaj, shkruan agjencia.Një delegacion bullgar i kryesuar nga kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në takimin e NATO-së që fillon më 24 qershor në Hagë, me fokus në planet e mbrojtjes dhe parandalimit, si dhe në forcimin e sigurisë. Pjesë e delegacionit është edhe..
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për gazetarët në fshatin Dren, komuna e Radomirit, ku mori pjesë në shënimin e 35-vjetorit të krijimit të..
Shteti, të gjithë qytetarët bullgarë dhe biznesi janë të siguruar me karburant. Nuk priten asnjë lloj problemi me furnizimin me karburant në Bullgari, si për naftën, ashtu edhe për benzinën dhe propan-butanin. Këtë e konfirmoi në një konferencë për..
Brezi “Z” ka probleme serioze me përballimin e stresit. Këtë e tregojnë rezultatet e provimeve për kadetët në Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasill..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë..
Gjatë konferencës së parë kombëtare kushtuar turizmit të pelegrinazhit në Bullgari, me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit Mirosllav Borshosh dhe..