Parlamenti bullgar duhet të vendosë nëse vendi do të japë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Në një këshill të koalicionit, partitë në pushtet diskutuan çështjen, por pas një takimi dy orësh, këshilli përfundoi pa një vendim konkret apo deklaratë të përgjithshme.
Para takimit, Lena Borisllavova, shefe e zyrës së kryeministrit Kirill Petkov, komentoi se nuk beson se koalicioni do të shpërbëhet për shkak të Ukrainës. Lidhur me fjalët e presidentit Rumen Radev se vendimmarrësit duhet të kenë parasysh sigurinë e bullgarëve, Borisllavova tha: "Konflikti është shumë afër kufijve të Polonisë dhe Rumanisë. Këto janë vende që dërgojnë ndihma ushtarake. Siguria e tyre kombëtare varet nga siguria kolektive e Evropës dhe NATO-s”.
Gjatë 24 orëve të fundit ushtria ukrainase zmbrapsi 12 sulme ruse në Donbas, veçanërisht luftime të rënda në Popasnaja, ku ushtria ruse po përpiqet të depërtojë për të rrethuar qytetin e Severnodoneckut, raportoi agjencia ukrainase UNIAN.
Sulmet ruse në Ukrainën lindore të martën vranë 21 civilë dhe plagosën akoma 27 , raportoi AFP. Ky është numri më i madh i viktimave për 24 orë për rreth një muaj, shkruan agjencia.Komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Bruner, së bashku me ministrin e brendshëm të Bullgarisë, Daniell Mitov, dhe zëvendësministren greke për migracionin dhe çështjet e azilit, Sevi Voludaki, vizituan pikën kufitare..
Një milion automjete kaluan që nga fillimi i vitit në pikën kufitare greke Promahon, në kufirin me Bullgarinë (përballë pikës kufitare Kullata), deklaroi për televizionin shtetëror grek ERT kryetari i Bashkimit të Punonjësve të Policisë të prefekturës..
“Sot dorëzoj dorëheqjen time si deputet i Parlamentit bullgar. E bëj këtë me qetësi, i bindur se po veproj siç duhet”, shkroi në Facebook ish-bashkëkryetari i partisë “Po e vazhdojmë ndryshimin”, Kirill Petkov, i cili javën e kaluar njoftoi dorëheqjen..
Për vitin 2025 parashikohen 1.3 milionë euro për zbatimin e Programit për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare nga Shqipëria, Serbia,..
Komisioni Evropian dha një vlerësim pozitiv për Planin e ndryshuar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë. Në të u përfshi një kapitull i..
Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare dhe Drejtoria e Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar (DANS) po zhvillojnë një aksion në Sofje..