Rrjeti Kombëtar për Fëmijët përgatit për të njëmbëdhjetin vit radhazi një raport monitorimi me titull “Fletore shënimesh: Cili është suksesi mesatar i shtetit në kujdesin ndaj fëmijëve?” Dhe sivjet shteti nuk e kapërceu notën mesatare (3). Megjithatë, optimistët do të thoshin se ka shpresë - nga 3.09 në vitin 2021 në një shkallë gjashtë pikëshe, në vitin 2022 rezultati rritet në 3.18.
“Fletore shënimesh” është i vetmi raport i pavarur i këtij lloji në Bullgari për ecurinë e politikave shtetërore për fëmijët, bazuar në të dhëna dhe analiza të fushave të ndryshme të kujdesit ndaj fëmijëve - mirëqenia, mjedisi familjar dhe kujdesi alternativ, mbrojtja nga dhuna, drejtësia, zhvillimi i hershëm i fëmijërisë, shëndeti i fëmijëve, arsimi, sporti, kultura dhe koha e lirë. Vlerësimi i marrë nënkupton se, shteti deklaron gatishmëri për zgjidhjen e problemeve, por janë ndërmarrë hapa minimalë dhe të pa qëndrueshëm dhe nuk ka asnjë rezultat të dukshëm.
Autorë të analizës janë 30 ekspertë dhe 7 vlerësues të jashtëm, por me mendime dhe opinione përfshihen dhe fëmijë, të rinjtë, prindër dhe profesionistë. Dhe gjatë vitit 2022 ekspertët përgjithësojnë se, akoma po mungon një plan strategjik sa u përket politikave për fëmijët, e lartë mbetet varfëria tek fëmijët, problemi me mungesën e një sistemi unik për regjistrimin e dhunës mbi fëmijët bëhet gjithnjë e më i mprehtë, pandemia ka përkeqësuar pabarazitë në aksesin në arsimin cilësor dhe ende nuk ka një fokus të qartë në shëndetin e fëmijëve.
“Tanimë 11 vjet me radhë po vlerësojmë politikat e fëmijëve dhe për këtë kohë nuk lëvizëm nga nota “3”. Vitin e kaluar Instituti Kombëtar i Statistikave paraqiti të dhëna tronditëse - popullsia e fëmijëve në Bullgari është përgjysmuar që nga viti 1992. Nëse kishim politika të mira, kjo nuk do të ishte kështu, tha gjatë prezantimit të raportit Georgi Bogdanov, drejtor ekzekutiv i Rrjetit Kombëtar për Fëmijët.
Më keq sipas vlerësuesve, shteti është prezantuar në fushat “Sport, kulturë dhe kohë të lirë”, ku meriton 2.98. “Kultura dhe arti akoma nuk përdoren si instrument për arritjen e qëllimeve mësimore. Mungon një politikë e tërësishme për zhvillimin e sportit të fëmijëve dhe të klubeve sportive për fëmijët që nga mosha më e vogël, kurse bashkë me këtë dhe kushte të përshtatshme për sport dhe lojëra në të hapur dhe në të mbyllur, më në veçanti në vendet e vogla të populluara dhe në qendrat e qyteteve të mëdha”, theksohet në qëndrimin e ekspertëve.
Një vlerësim më të lartë merr arsimi - 3.65. Në dokument theksohet se, Bullgaria është mes shteteve me nivele më të larta të varfërisë së fëmijëve - çdo një fëmijë i tretë tek ne (36.2% ose 440 000 fëmijë nën moshën 18 vjeçe) jeton në rrezik nga varfëria dhe një përjashtim social. Rastet e dhunës kundra dhe midis fëmijëve rriten mjaftë dhe qarkullojnë gjithnjë e më shumë publikisht.
Kritika me vend merr dhe shëndetësia e fëmijëve. Theksohet se, mungojnë një strategji pediatrie dhe një fokus rajonal i politikave shëndetësore për të adresuar problemet e aksesit në kujdesin shëndetsor, vdekshmërisë së fëmijëve dhe cenueshmërisë së grupeve të caktuara. Shërbimet shëndetësore për sëmundje të rralla dhe kronike janë të përqendruara në kryeqytet dhe në qytetet e mëdha. Në vend jetojnë shumë fëmijë, të cilët marrin një kujdes shëndetësor atëherë kur shëndeti i tyre është i përkeqësuar shumë.
“Gjatë viteve kemi marrë jo njëherë qortime se, shkruajmë nota jashtëzakonisht të ulëta, se nuk dallojmë mundimin e shtetit në fusha të caktuara. Jo, ne jemi ata, të cilët më shumë duan që shteti të ketë një vlerësim të lartë. Por, kur nuk ka rastisur asgjë, ose ka një përkeqësim të politikave në bazë të shkaqeve të dhëna, nuk ka sesi të shkruajmë gjashta”- thotë në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Pllamena Nikollova, drejtoresh e “Politikës për fëmijë” në Rrjetin Kombëtar për Fëmijët.
Ekspertët nënvizojnë se, nuk ka më shumë kohë për shtyrjen e reformave kyçe dhe shteti duhet të fillojë të punojë në interes të së ardhmes dhe të mirëqenies së fëmijëve tanë, që të mos ndërtojmë ne vetë dhe vullnetarisht përpara tyre perde të reja të hekurta.
Redaktore: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, Rrjeti Kombëtar për Fëmijët, BGNESSecila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..