Dita e Shën Gjergjit – 6 maj është festa më e madhe pranverore për bullgarët dhe krahas Ringjalljes së Krishtit, shënon fillimin e vitit të ri bujqësor. Edhe sot e kësaj dite Dita e Shën Gjergjit pritet me gëzim në çdo familje bullgare pavarësisht në se ndonjë anëtar i familjes ka ditë të emrit apo familjarët merren me bujqësi.
Paraardhësit tanë e lidhnin Ditën e Shën Gjergjit me ringjalljen e natyrës, me aromën e luleve, me rritjen e barnave. Për këtë arsye shenjtori është i caktuar mbrojtës i barinjve dhe i kopeve, ndërsa 6 maji është një festë e bujqve dhe blegtorëve.Është kureshtare, se Dita e Shën Gjergjit respektohet në traditat si të krishterave, ashtu edhe të myslimanëve në trojet tona. E përbashkëta është se të gjithë bëjnë një kurban “Qengjin e Shën Gjergjit” për nder të shenjtorit. Në këtë ditë, të gjithë të afërmit mblidhen rreth tryezës festive, në të cilën duhet të ketë bulmetra, një tavë me sarma të mëlçisë, hudhër dhe qep të freskët, byrek, verë, grurë të zier dhe buka rituale.
Vend qendror në sofrën festive zë qengji i pjekur. Detyrimisht vihet edhe hudhër të freskët dhe një sallat me perime të freskëta të cilët në këtë periudhë janë të bollshme në kopshtet. Zakoni i vjetër dikton që trapeza të rregullohet në të hapur dhe në disa vende njerëzit mblidhen në afërsi të kishave ose shenjtëroreve kushtuar Shën Gjergjit. Në të kaluarën nuk kishte festë pa një valle të gjatë të Shën Gjergjit, në të cilën njerëzit mbaheshin për shëndet dhe pjellori gjatë gjithë vitit, dhe festat popullore zgjasnin deri vonë në mbrëmje.
Herët në mëngjesin e Ditës së Shën Gjergjit e gjithë shtëpia, madje edhe stallat zbukuroheshin me kërcell të gjelbër barbarozë, shermashek, hithër, pelin, degë të gjelbra dhe të lulëzuara jargavani, ahu ose murrizi.
Sot prapë do të kërkojmë mbrojtjen qiellore nga Shën Gjergji dhe do të përgatisim me kujdes pjatën me mish qengji për tryezën festive. Dhe për shkak se paraardhësit tanë kanë thënë se çdo punë kërkon mjeshtrin e vet, kështu që ne iu drejtuam mjeshtrit të specialiteteve të kuzhinës shefi i kuzhinës Penjo Ivanov, i cili ka një përvojë shumëvjeçare në përgatitjen e pjatave tradicionale të festave. Këshilla e tij e parë është të zgjedhim me kujdes furnizuesin tonë të mishit.
“Mishi i qengjit është i rrezikshëm nëse nuk është i freskët, sepse rreth vetë kockës krijohen substanca të dëmshme. Prandaj, përgatitja e pjatave të qengjit kërkon më shumë kohë gatimi – përmes trajtimit të zgjatur termik asgjësohen të gjitha bakteret dhe patogjenët”, këshillon specialisti i kuzhinës. Veçanërisht për Radio Bullgarinë prezantoi recetën e tij të preferuar për qengjin e Shën Gjergjit – shpatulla qengji të mbushur:“Është specifike që bëhet mbushje me perime dhe mish të grirë, shpatulla hapet midis kockës dhe mishit dhe aty vendoset mbushja. Më pas piqet pasi gatuhet copa e tërë e mishit. Megjithatë, erëzat janë shumë të rëndësishme - hudhra, nenexhiku, majdanozi, rozmarina, etj. Tashmë është çështje shije në familje, si të kombinohen aromat. Edhe nëse ka një mangësi të vogël në mishin që gatuajmë, do të ndikojë pashmangshmërisht në shijen e gjellës, pavarësisht se gjatë gatimit do të prishen të gjithë faktorët e dëmshëm. Gjëja tjetër thelbësore është garnitura për qengjin e pjekur. Më së miri kombinohet me marule dhe qepë të freskëta. Ata tashmë janë në treg pothuajse gjatë gjithë vitit, por janë më të shijshmet në pranverë. Sallata është shtesa e freskët e tryezës festive, i shtoj limon, vezë të ziera dhe rrepkë.”
Këshilla e shefit të kuzhinës Penjo Ivanov është të paktën që erëzat për tryezën festive t’i kemi rritur në oborr ose në saksi. Ishte synimi për ushqim më të pastër dhe një mënyrë jetese miqësore me mjedisin që e bëri Penjo Ivanov të zhvendosej për të jetuar në fshat. Mjeshtri i kuzhinës ndjen kënaqësi të vërtetë nga puna në kopsht, ku ka mbjellë lloj-lloj erëzash. Më e mira është vjelja e tij e rukolës, borzilokut, majdanozit dhe balsamit të limonit, të cilat do të përdoren në përgatitjen e tryezës së tij për ditën e Shën Gjergjit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay, arkiv personal
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..