Një numër rekord pjesëmarrësish do të startojnë gjatë kësaj të diele (më 8 maj) në maratonën e atletikës së lehtë në Varna, që është një pjesë nga iniciativa “Vrapimi si një mënyrë jetese”. Fokusi mbi pjesëmarrjen bullgare provokoi një interes të madh ndaj kësaj ngjarjeje, gjë e cila imponoi që të sigurohen numra shtesë për startin. Për pjesëmarrje janë regjistruar mbi 760 atletë, mes të cilëve ka miq nga Anglia, Gjermania, Rumania e të tjera.
Nisja është në orën 9.30 nga sheshi “Nezavisimost” (“Pavarësia”) pranë Operës së Varnës. Së pari nisen pjesëmarrësit në maratonën klasike, pas tyre në çdo pesë minuta do të nisen këta në gjysmë maratonën dhe në fund vrapuesit në 10.5 kilometra.
Atletët do të vrapojnë përsëri mes gjelbërimit të parkut, kurse përpara syve të tyre do të jetë dhe horizonti detar. Prej disa vjetëve traseja është e certifikuar dhe u përgjigjet kërkesave të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës. Fituesit e maratonës klasike do të shpërblehen me çmime në para. Shtesa-bonos do të marrin dhe më të shpejtit në të gjitha vrapimet mes “veteranëve” mbi 45 vjeç.
Iniciativa është e Bashkisë së qytetit Varna, e cila e ktheu maratonën në një nga ngjarjet emblematike pranverore për kryeqytetin tonë detar, kurse starti i ardhshëm nga iniciativa ”Vrapimi si mënyrë jetese” do të jetë më 9 tetor në Sofje.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ivan Ivanov fitoi titullin në kategorinë e juniorëve në US Open, duke mposhtur Aleksandër Vasilev në një finale historike bullgare . Kështu, pas Wimbledon, kampioni 16-vjeçar ngriti kupën në një turne të dytë radhazi nga Grand Slam. Nxënësi i..
Për herë të parë në historinë e tenisit, dy bullgarë do të garojnë për titullin e US Open. Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e juniorëve, pasi fituan ndeshjet e tyre në hapin parafundor drejt ndeshjes..
Mbi 400 pjesëmarrës do të vrapojnë në edicionin e 11-të të "Maratonës Ekiden" të Sofjes 2025. Gara do të mbahet më 6 shtator dhe i kushtohet përvjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore . Fillimi i vrapimit është..