Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak për sigurinë kombëtare, por kur një luftë zhvillohet disa qindra kilometra larg Bullgarisë, rreziqet janë të larta, tha për BNR Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov. Ai nuk ka frikë se “Bullgaria do të mbetet pa ndihmën e aleatëve të saj për mbrojtjen e qiellit bullgar”.
Ministri e cilësoi si “të tepruar” deklaratën e presidentit Rumen Radev se vendimi për të ofruar ndihmë ushtarako-teknike për Ukrainën do ta përfshinte vendin në një luftë konvencionale. “Bullgaria që prej kohe është në një luftë hibride. Bullgaria është viktimë e një lufte hibride. Rezultati është frika në shoqërinë bullgare se dikush mund të na sulmojë”, tha Zakov.
Ministri uroi festën e Shën Gjergjit të gjithë qytetarëve bullgarë dhe veçanërisht grave dhe burrave me uniformë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..