Dita e Trimërisë – 6 maji i shënua edhe në “Memorialin Ushtarak Bullgar” afër fshatit Novo Sello, pranë qytetit Strumica. Kjo është një nga 471 varrezat ushtarake bullgare në territorin e sotëm të Maqedonisë së Veriut, ku janë të varrosur të vrarët në Luftën e Parë Ballkane, Luftën e Dytë Ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore. Viktimat janë nga të gjitha zonat e Bullgarisë së sotme dhe nga territoret e marra nga Traktati Neuilly.
Ushtarët e rënë u nderuan nga qindra qytetarë dhe zyrtarë ushtarakë nga Shtetet e Bashkuara, Italia, Kroacia, Britania, Greqia dhe Hungaria, si dhe shumë diplomatë. Në kremtim morën pjesë orkestra fëmijësh nga qytetet bullgare Goce Dellçev, Dospat dhe Belica. Një lutje përshpirtjeje për heronjtë shërbyen priftërinjtë vendas.
Asnjë përfaqësues zyrtar i pushtetit në Shkup nuk erdhi në kremtim.
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin në fund të shtatorit, në parlament do të hynin 7 parti politike, sipas një studimi të “Alpha Research”. GERB ka 23.9% mbështetje. Pas tyre renditet “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) me 14,4..
Bullgaria mbështet misionin fisnik të OKB-së dhe politikat e zhvillimit, jo konfliktet ushtarake për të përcaktuar të ardhmen e njerëzimit. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres..
Me iniciativën e Këshillit të Evropës, Dita Evropiane e Gjuhëve festohet çdo vit më 26 shtator. Nisma, e mbështetur nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës, synon të promovojë diversitetin kulturor dhe të stimulojë mësimin e gjuhëve. Gjatë..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike..
Për herë të parë në 38 vjet, popullsia e Bullgarisë pothuajse ndaloi së zvogëluari. Për vitin 2023, rënia është vetëm 0.3%, ose vetëm 2229 persona. Këtë..