Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesëmarrja bullgare në Eurovision është sot

Mbështetni këngën bullgare "Intention" dhe muzikantët nga Intelligent Music Project

Foto: Facebook /Intelligent Music Project

Më 10 maj është gjysmëfinalja e parë e Eurovision, që këtë vit zhvillohet në Torino të Italisë. Siç tashmë ju kemi informuar, përfaqësuesi bullgar në edicionin e vitit 2022 është grupi Intelligent Music Project. Gjysmëfinalja e dytë është më 12 maj dhe finalja ku do të mësojmë emrin e fituesit është më 14 maj.

Bullgaria është në Top 2 të vendeve më të suksesshme në konkurs për 6 vitet e fundit për nga numri total i pikëve të marra në finale. Para vendit tonë në renditje është vetëm Italia, e cila fitoi konkursin në vitin 2021 dhe pas nesh janë 38 vende të tjera, përfshirë ato me industri të zhvilluara muzikore, si Suedia, Britania, Gjermania, Spanja, Franca. Renditja merr parasysh pikët nga finalet me pjesëmarrjen bullgare nga viti 2016. Përgjegjësit për rezultatin e shkëlqyeshëm të Bullgarisë janë vendi i dytë i Kristian Kostovit në vitin 2017 në Kiev, vendi i katërt i Poli Genovës në 2016 në Stokholm, vendi i 11-të i Viktorias në Roterdam në 2021 dhe vendi i 14-të i EQUINOX në Lisbonë në 2018.

Ju kujtojmë se Intelligent Music Project është krijuar me idenë e Milen Vrabevskit në vitin 2012, i cili është producent dhe autor i të gjithë muzikës dhe teksteve të grupit. Megjithëse me profesion është mjek, Dr. Vrabevski ka ide të jashtëzakonshme muzikore dhe talent për të bërë muzikë dhe për të mbledhur njerëzit e duhur.

Në fillim, Intelligent Music Project ishte një grup studio që përfshinte pianistin Ivo Stefanov, i cili luante rolin e regjisorit të zërit dhe bashkëproducentit të muzikës, së bashku me shumë yje ndërkombëtarë të rokut. Milen Vrabevski tashmë ka 6 albume me grupin. Përbërja e tanishme e formacionit muzikor është që nga viti 2018. Grupi ka nëntë anëtarë dhe përfshin disa nga muzikantët më të mirë bullgarë.

Ja se çfarë tha para mikrofonit të Zheni Monevës në një intervistë për BNR këngëtari i ri Sllavin Sllavçev:

“Për mua mesazhi i këngës “Intention” është i përjetshëm. Ai ka të bëjë me gjëra që kanë emocionuar njerëz nga epoka të ndryshme. Teksti flet për luftën e brendshme të njeriut për t'i lejuar vetes të zhvillohet. Ndonjëherë kufijtë që i vendosim vetes na futin në burg. Do të thosha se ky është himni i njeriut që dëshiron të ecë përpara dhe të zhvillohet”.

Ronnie Romero, i cili prej 3 vitesh është frontman dhe është plotësisht i angazhuar me Intelligent Music Project, është ndoshta rok këngëtari më aktiv dhe më i kërkuar i, i zgjedhur personalisht nga legjenda Richie Blackmore për të kënduar për Rainbow. Në lidhje me pjesëmarrjen e vet të ardhshme me Intelligent Music Project në Eurovision, Ronnie Romero thotë:


"Si muzikantë, ne kemi një përgjegjësi të madhe sot, duke pasur parasysh pandeminë nga e cila po dalim, si dheluftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Ne duhet t'u japim njerëzve një mesazh pozitiv, t'u japim shpresë. Ne duhet të marrim përgjegjësi për t'i bërë njerëzit më të lumtur dhe për t'i nxjerrë ata nga ky realitet, edhe pse për një kohë të shkurtër. Ne jemi një grup i vërtetë rock, kemi vite që luajmë bashkë, ndaj kemi një shans real për të fituar, pavarësisht konkurrencës dhe faktit se do të dalim në skenë menjëherë pas grupit nga Ukraina”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook /Intelligent Music Project



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..

botuar më 24-11-05 6.10.PD
Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD