Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Numri i të sëmurëve me koronavirus në vend ra nën 130 000

Foto: arkiv

Në 24 orët e fundit u regjistruan 422 raste të reja me Covid në vend, 202 raste më pak se një ditë më parë. 60.6 për qind e të sapoinfektuarve nuk janë të imunizuar. 5.5 për qind e 7563 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.

Numri i pacientëve të regjistruar aktiv ra me 2784 veta në 128 321. Për trajtim spitalor u pranuan 77 pacientë të infektuar. 57 nga të sapo shtruarit ose 74 për qind nuk ​​ishin të vaksinuar. Numri i qëndrimeve në spital u ul me 69 në 646. Në terapi intensive janë 72 të infektuar.

Në 24 orët e fundit vdiqën 13 pacientë me Covid të konfirmuar. 12 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. U shëruan 3193.

Të martën u dhanë 1070 vaksina. 2 057 158 persona janë me imunizim të përfunduar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Petër Teodosiev

Shkencëtarët bullgarë nisin punën për një projekt për transport dhe energji më të pastër

Nga fillimi i Vitit të Ri, shkencëtarët bullgarë do të punojnë në një projekt në shkallë të gjerë në lidhje me teknologjitë e hidrogjenit dhe hidrogjenit për të ndihmuar në zhvillimin e transportit dhe energjisë më të pastër, tha për BNR Petër..

botuar më 24-12-24 5.26.MD
Prof. Rumen Popov

Numri i dhuruesve të gjakut po rritet

Një mijë dhurime të tjera gjaku u bënë gjatë vitit të kaluar në Qendrën e Hematologjisë Transfuzive të Akademisë Mjekësore Ushtarake, njoftuan nga institucioni mjekësor. “Më shumë se 7 mijë janë dhuruesit e gjakut - gjysma e tyre janë tradicionalisht..

botuar më 24-12-24 3.53.MD

Nisma “Krishtlindjet Bullgare” mbledh fonde për pajisje të teknologjisë së lartë për trajtimin e fëmijëve

Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse “Krishtlindjet Bullgare”. Nisma është nën moton “Të japim shpresë një fëmije në vështirësi”, dhe..

botuar më 24-12-24 2.48.MD