Krijimi i këngës “Qëndro” është e provokuar nga absurditeti i kohës sonë - një kohë frike, kufizimesh dhe ndalimesh, thotë Meri (Maria) Mutafçieva, e cila është autore e tekstit dhe muzikës. Aranzhimi është i Mirosllav Mutafçiev. “Është e lehtë të humbësh, duke u hutuar në përfytyrimet se kush je dhe ku po shkon, a ka kuptim të vazhdosh… “Qëndro” bën pyetje, por edhe jep përgjigje: Qëndro, ekzisto, vazhdo! Qëndro për të ndarë jetën tuaj me dikë! Dikush si ti – kërkues, po aq i hutuar, por me shpresë” – prezanton këngën e saj këngëtarja e njohur.
Në incizim do të dëgjoni edhe zërat e këngëtares së re RIA dhe të të preferuarës prej brezash Toni Dimitrova, e cila nga ana e saj ndan: “Është e lehtë të punosh me njerëz të talentuar, romantikë dhe të pastër! Mund të dalloj gjithmonë zërin e butë të Marisë, timbrin karakteristik të kitarës së Miros! Shpresoj që dëgjuesit ta gjejnë veten dhe të kenë dikë për të thënë: “Qëndro”. Pavarësisht gjithçkaje dhe të gjithëve!”
Kënga po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në mesin e dëgjuesve dhe këtë javë u ngjit sërish në vendin e parë në renditjen e muzikës bullgare pop dhe rok Top 20 të Radios Kombëtare Bullgare.
“А ka njeri në dhomën e errët apo u zhduk atje? Diku dikush mund të presë momentin tjetër për të hyrë i vetëm… Dhe ai do të të thotë fjalë të bukura, dhe ti do të pëshpëritësh: “Qendro!”
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..