Sasi të veçanta të gazit për Bullgarinë janë rënë dakord në Uashington me çmime më të ulëta dhe pa ndërmjetës, tha Kryeministri Kirill Petkov pasi u kthye nga Shtetet e Bashkuara. Ai theksoi se tashmë kemi dy anije me gaz të lëngshëm për muajin qershor dhe i bëri thirrje popullit bullgar të ndjehet i sigurt sepse qeveria po punon për të.
Gazi do të futet ose përmes Turqisë, ose përmes Greqisë drejtpërdrejt në sistemin e transmetimit të gazit të Bullgarisë, tha Petkov.
Në ditët në vijim do të nënshkruhen kontratat për dy anijet e para amerikane me gaz dhe do të ketë një kontratë afatgjatë. “Diferenca në çmim ndoshta do të jetë e vogël për dy anijet dhe shpresoj që përqindja në kontratën afatgjatë të jetë një numër dyshifror”, premtoi Kryeministri.Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme;..
“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga..