“Nigeria është partneri tradicional tregtar dhe ekonomik i Bullgarisë në Afrikën në jug të Saharës.” Kështu deklaroi Ministrja e Punëve të Jashtme Teodora Gençovska para homologut të saj nigerian Joffrey Onieama, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Bullgari. Ajo theksoi mundësinë e zgjerimit të kontakteve dypalëshe në një sërë fushash.
Më pas, në takimin me Ministrin Onieama, Presidenti Rumen Radev theksoi mundësinë e bashkëpunimit me përfitim reciprok midis Bullgarisë dhe Nigerisë për të kapërcyer pasojat e luftës në Ukrainë, lidhur me pezullimin e furnizimeve energjetike nga Rusia për vendin tonë. Kreu i shtetit përshëndeti gatishmërinë e Nigerisë për të ndihmuar Bullgarinë në arritjen e diversifikimit të furnizimeve me gaz natyror dhe naftë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..