Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dragomir Zakov: 2 për qind e PBB-së është e pamjaftueshme për mbrojtje, duhet një përqindje më e lartë

Dragomir Zakov
Foto: BGNES

Deri në vitin 2027, mund të dorëzohen 8 luftëtarët e dytë F-16. Kështu deklaroi Ministri i Mbrojtjes Dragomir Zakov para Komisionit për Mbrojtje në Kuvendin Popullor. “Po i vazhdojmë bisedimet me palën amerikane. Nuk kemi arritur ende në fazën e një oferte çmimi. Unë pres që kjo të ndodhë diku në qershor”, tha ai.

Ai tha se nga 3 deri në 6.6 miliardë euro është vlera e pajisjeve që Bullgaria do të duhet të blejë. 2 për qind e PBB-së nuk do të mjaftonte për të mbuluar nevojat, prandaj duhet ndjekur një shkallë më e lartë e mbrojtjes, shtoi ai.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me avionin qeveritar

Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e bullgarëve në Liban tashmë janë evakuuar me Airbusin qeveritar, njoftoi gazetarja e BNR Mira..

botuar më 24-09-30 6.01.MD

Tre medalje ari dhe një argjendi për nxënësit bullgarë nga Olimpiada Ballkanike në Informatikë

Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell Kojnov nga Shkolla e Mesme e Profilizuar për Shkenca Natyrore dhe Matematikore "Nanço Popoviç" në Shumen,..

botuar më 24-09-30 3.18.MD