Këtë fundjavë po mbahet edicioni i 18-të i Festivalit të Bedit të Stranxhës në fshatin Brodillovo, Bashkia e Carevos. Festa do të jetë në lokalitetin “Harmanjata”, ku në këtë moment mund të shikohet bedi i lulëzuar - simboli i malit Stranzha. Bedi i Stranxhës (Rhododendron ponticum) është një shkurre e gjatë me gjelbërim të përhershëm, që arrin mbi 2 metra, me kërcell të degëzuar fort. Lulet janë të mëdha, në ngjyrat vjollcë-rozë, të mbledhura në majat e degëve në tufë lulesh në formën e çadrës. Bedi lulëzon gjatë muajve maj dhe qershor për pak kohë. Bedi mund të shikohet vetëm nëpër vende shumë të vështira për t’u arritur në Stranxha dhe në Kaukaz.
Festivali i Bedit hapet çdo vit me interpretimin e himnit të Stranxhës "Muaji i pastër dhe i kthjellët" dhe përfshin një program të pasur sfidash kulinare dhe gjellësh tipike lokale, këngësh dhe itineraresh turistike. E reja sivjet është ftesa e drejtuar ndaj parqeve të tjera natyrore në Bullgari që të tregojnë dhe ato kureshtjet e tyre. “Presim turistë të shumtë nga i gjithë vendi, sepse kjo është festa më e madhe në Stranxha për adhuruesit e natyrës dhe miqtë e malit” , tha akoma drejtorja e Parkut Natyror Stranxha inxhinierja Rumjana Cvjatkova.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në traditën popullore bullgare, E Diela e Dafinave (Cvetnica) dhe Dita e Llazarit (Llazarovden) janë festa të ndërlidhura. Që nga Dita e Llazarit, vajzat përgatiten për ritualin e quajtur "kumiçenje", i cili zhvillohet në mëngjesin e Ditës së..
Dita e Llazarit festohet nga bullgarët ortodoksë të shtunën para Ditës së Dafinave (Cvetnica). Rituali kryesor quhet llazaruvane – një zakon i llojit dashuror dhe martesor. Në të marrin pjesë vajza mbi 16 vjeç, të quajtura llazarki. Ato shëtisin nëpër..
Qyteti i Rilindjes Trjavna feston Ditën e Shën Llazarit , e cila festohet tradicionalisht përpara së Dielës së Dafinave (Cvetnica) . Zakoni bullgar i lidhur me dashurinë dhe martesën do të rikrijohet këtë të shtunë, më 12 prill, me..