Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukraina goditi një tjetër luftanije ruse

Foto: TASS

Gjatë 24 orëve të fundit, forcat ukrainase zmbrapsën 18 sulme ruse në Donbas, njoftoi shtabi i përgjithshëm i ushtrisë në Kiev.

Aviacioni rus dhe teknika e rënd janë të papërshtatshme për luftë moderne dhe nuk janë të pajisura mjaftueshëm për operacione ushtarake afatgjatë. Rusia tashmë humbi në disa fronte dhe është afër disfatës së saj përfundimtare, tha Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, cituar nga “The Daily Mail”.

Në një përpjekje për të siguruar një sistem të mbrojtjes ajrore në ishullin Zmeini në Detin e Zi u godit anija e modernizuar ruse e transportit ushtarak “Vsevollod Bobrov”. Një zjarr shpërtheu në bord. Anija u tërhoq në Sevastopoll dhe do të qëndrojë jashtë shërbimit për një kohë të gjatë, njoftoi këshilltari i presidentit ukrainas Aleksej Arestoviç.

Kievi dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje me Moskën për evakuimin e mbrojtësve dhe të plagosurve në uzinën Azovstal në Mariopoll, tha Zëvendëskryeministrja Irina Vereshçuk.

Për shkak të frikës për të pranuar humbjen strategjike, e cila është e qartë për të gjithë botën, Rusia vazhdon të bombardojë objektivat civile, tha Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski në fjalimin e radhës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Autoritetet kërkuan mbylljen e Agjencisë Ekzekutive "Administrata e Automobilave" pas skandalit me ekipin e Robbie Williams

Udhëheqësit e GERB dhe "DPS - Fillim i Ri" Bojko Borisov dhe Deljan Peevski kërkuan mbylljen e menjëhershme të Agjencisë Ekzekutive "Administrata e Automobilave". Kërkesa u paraqit pas skandalit me punonjësit e agjencisë të cilët kërkuan ryshfete nga..

botuar më 25-10-01 5.23.MD

63 kompani të vogla dhe të mesme do të marrin fonde për sigurinë kibernetike

63 kompani bullgare do të marrin ndihmë financiare sipas procedurës "Mbështetje për përmirësimin e sigurisë kibernetike në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Republikën e Bullgarisë", njoftoi Ministria e Qeverisjes Elektronike. Financimi do të jetë..

botuar më 25-10-01 3.55.MD
Aleksandër Rashev lexon deklaratën e ITN nga tribuna e parlamentit

Kërkojnë raport për integrimin dhe kontrollin e refugjatëve ukrainas

Partia “Ka një popull të tillë” (ITN), pjesë e koalicionit qeverisës, kërkoi me një deklaratë në parlament që qeveria të ndërmarrë masa konkrete për integrimin real të refugjatëve ukrainas në vend. Partia kërkon që policia të përforcojë kontrollin..

botuar më 25-10-01 1.38.MD