332 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit ose 27 raste më pak se një ditë më parë. 2/3 e të sapoinfektuarve nuk janë të imunizuar. 5.5 për qind e 6010 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u ul me 6708 në 117 334. Në spitale u shtruan 46 pacientë të infektuar. 37 nga të sapo shtruarit ose 80.43 për qind nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. Numri i të shtruarve në spital u ul me 21 në 608. Në terapi intensive janë 62 të infektuar.
Në 24 orët e fundit vdiqën 16 pacientë me Covid të konfirmuar. 14 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. U shëruan 7024 persona.
Që nga fillimi i pandemisë deri te data e sotme më shumë se 1 milion njerëz mbijetuan koronavirusin. Të enjten u dhanë 944 vaksina.
Të martën para mesditës, mot me diell do të mbizotërojë mbi Bullgarinë Jugore. Do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Rrafshinën e Danubit. Në orët e pasdites , do të ketë shi në zona të caktuara. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në..
Bullgaria dhe Kazakistani do të punojnë për zhvillimin e korridorit ndërkombëtar të transportit Trans-Kaspik, i njohur si "Korridori i Mesëm". Kjo u ra dakord nga presidentët e të dy vendeve, Rumen Radev dhe Kasëm Zhomart Tokaev, në Astana. Një..
Vizita e punës e Ministrit të Brendshëm Daniell Mitov në SHBA përfundoi me takime në Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Sigurisë Diplomatike. Delegacioni bullgar që shoqëronte ministrin përfshinte drejtorët e drejtorive kryesore..
Edicioni i tetëmbëdhjetë i Sofia Pride do të mbahet sot, 14 qershor, në kryeqytet nën sloganin "Ne jemi njerëz, jo propagandë". Me të, organizatorët duan..
Vetëm 6% e bullgarëve bëjnë një stil jetese plotësisht të shëndetshëm. Kjo tregohet nga një studim sociologjik mbi zakonet shëndetësore të bullgarëve nga..