332 janë rastet e reja me Covid në vend për 24 orët e fundit ose 27 raste më pak se një ditë më parë. 2/3 e të sapoinfektuarve nuk janë të imunizuar. 5.5 për qind e 6010 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv u ul me 6708 në 117 334. Në spitale u shtruan 46 pacientë të infektuar. 37 nga të sapo shtruarit ose 80.43 për qind nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. Numri i të shtruarve në spital u ul me 21 në 608. Në terapi intensive janë 62 të infektuar.
Në 24 orët e fundit vdiqën 16 pacientë me Covid të konfirmuar. 14 nga të vdekurit nuk ishin të vaksinuar. U shëruan 7024 persona.
Që nga fillimi i pandemisë deri te data e sotme më shumë se 1 milion njerëz mbijetuan koronavirusin. Të enjten u dhanë 944 vaksina.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..