Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Festivali i balonave” në Burgas po e përshëndet verën

Ngjarja shënon 15 vjet nga themelimi i Shoqatës “Stranxha e Gjelbër”

Foto: zelenastrandja.com

“Mali Stranxha nuk është si malet e tjera. Nëse në vende të tjera mund shumë lehtë të biem në një situatë rreziku, në Stranxha shkojmë që të mësohemi të sodisim natyrën. Në Stranxha lëvizja mes natyrës është një shijim i vërtetë dhe pushim”- në këtë mënyrë Vlladimir Dimitrov, përcakton shtëpinë e vet të dytë - malin. Dashuri ndaj natyrës dhe  jetës së pandërprerë në të, është gjëja e cila nuk zhduket gjatë gjithë jetës së tij.

Vlladimiri është pylltar për nga arsimi dhe kryetar i Shoqatës “Stranxha e  Gjelbër”, të cilën e ka themeluar në vitin 2007 me qëllimin kryesor promovimin e rrugëve të ndryshme turistike në zonën më të madhe të mbrojtur në Bullgari - e pikërisht Parku Natyror “Stranxha”

“Çdo javë, prej afro 7 vjetëve me Shoqatën organizojmë shëtitje turistike në malin Stranxha. Përveç tyre kemi dhe aksione për spastrim, pyllëzim, kurse gjatë periudhës së verës organizojmë dhe kampe për fëmijët. Gjithë këto veprimtari, të cilat u ndihmojnë njerëzve të kalojnë më shumë kohë mes natyrës, të njohin kafshët dhe bimët, të cilat janë rreth tyre. Gjatë 3 vjetëve të fundit njerëzit sikurse u orientuan më shumë drejt natyrës dhe koha e kaluar jashtë qytetit, në ajër të pastër, filloi të vlerësohet më tepër”- është kategorik Dimitrov.

Sivjet shoqata shënon 15 vjet nga ekzistenca e vet dhe në lidhje me këtë Vlladimiri si dhe bashkëmendimtarët e tjerë të tij përsëri na ftojnë të ndiejmë bukurinë e natyrës, duke organizuar një Festival të balonave më 15 maj. Një festë evërtetë të diellit, erës, qiellit, shëndetit dhe shpirtit të lirë. Sivjet do të jetë edicioni i tij i dytë, kurse vendi janë kodrat mbi lagjen Banevo, të cilat mbajnë emrin Tre motrat.

“Vendi është në një afërsi deri tek qyteti bregdetar Burgas dhe është në një kodër, në të cilën gjatë kushteve normale, pa reshje, pothuajse çdo ditë ka një erë shumë të përshtatshme për lëshimin e balonave. Dhe, në të njëjtën kohë ngjitja deri aty përbën një kalim të lehtë në këmbë. Kurse që nga vet maja ka pamje shumë të bukura drejt të gjithë gjirit të Burgasit, qytetit dhe fshatrave përreth”.

Edicioni i parë i Festivalit të Balonave gjatë muajit maj të vitit 2021, mbledh më shumë se 150 veta në lëndinë, mes të cilëve dhe shumë fëmijë. 

“Fëmijët u gëzohen shumë balonave. Ky është një simbol i shpirtit të lirë, të lëvizjes së lirë dhe në këtë mënyrë përshëndesim dhe verën e cila po afrohet. Koha vitin e kaluar ishte shumë e mirë për këtë qëllim dhe shpresoj që dhe këtë të diel të jetë po kështu” - uron Dimitrov.

Kurse ju, edhe sikur të mos keni mundësinë të merrni pjesë personalisht në këtë Festival të Balonave në Burgas, mbani mend vendin, sepse siç u bë e qartë kodra Tre motrat është një vend i përshtatshëm gjatë gjithë verës për lëshimin e balonave dhe do të jetë një larmi e shkëlqyer nga aktivitetet e plazhit për ju dhe për fëmijët tuaj. Itinerari deri aty është rreth 5 kilometra, kryesisht gurore dhe i hapur, prandaj Vlladimir Dimitrovi rikujton se, nëse niseni nëpër të duhet të jeni me këpucë komode dhe të përshtatshme për kalim malor si dhe kapele, me të cilën të mbroheni nga dielli.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto dhe video: zelenastrandja.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD