Grupet mobile të Agjencisë së Punësimit tashmë kanë konsultuar më shumë se 20 000 ukrainas dhe më shumë se 2 400 kanë filluar të punojnë në vendin tonë. Deri më tani janë zhvilluar 10 bursa pune në qytetet me grupe kompakte ukrainasish të akomoduar dhe që nga e hëna do të hapen 86 pika të lëvizshme të zyrave të punës.
Nga 16 maji, pika të tilla do të ketë në Burgas, Pomorie, Varna, “Zllatni Pjasëci”, “Konstantin dhe Elena”, Kavarna, Primorsko, Kiten dhe kryesisht në resortet ku akomodohen qytetarët ukrainas. Konkurset e shpallura nga biznesi dhe shteti, si për ukrainasit, ashtu edhe për bullgarët, janë mbi 30 mijë. Hyjnë në fuqi edhe masat e shtetit për punësim të subvencionuar. Deri më tani nga buxheti bullgar janë ndarë 8 milionë euro për refugjatët ukrainas në Bullgari, tha ministri i financave Asen Vasilev gjatë kontrollit parlamentar.Së shpejti do të nisë një studim tregu, i ndjekur nga një procedurë konkurrence për zhvillues bullgarë të disa llojeve të dronëve të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes. Këtë e bëri të ditur Tomisllav Donçev, zëvendëskryeministër dhe ministër i..
Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare. "Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të..
Kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi në Kopenhagë se vendi ynë mbështet krijimin e një muri evropian kundër dronëve. Ai mori pjesë në takimin joformal të Këshillit Evropian në kryeqytetin danez, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. "Në një..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..