Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BE do të diskutojë sërish embargon e naftës kundër Rusisë

Foto: arkiv

Në Berlin, ministrat e jashtëm të NATO-s premtuan që Pakti të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me armë derisa të zmbrapset agresioni rus.

Ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë në Bruksel më 16 maj paketën е gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë, ku propozohet ndalimi i naftës, paketë kjo që kundërshtohet nga një sërë shtetesh anëtarë

Komisioni Evropian ka përditësuar udhëzimet e tij për kompanitë në Evropë se si të vazhdojnë të paguajnë për gazin rus në dollarë dhe euro pa i shkelur sanksionet, raportoi Bloomberg.

Shtetet e Bashkuara tashmë kanë devijuar vëllime të konsiderueshme të gazit të tyre natyror të lëngshëm për në Evropë dhe janë angazhuar për të vazhduar këto dërgesa deri në fund të vitit, tha në Berlin Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Dy cisternat amerikane të gazit të lëngshëm, për të cilat u ra dakord, do të mbërrijnë më 8 dhe 23 qershor. Arsyeja e vetme se pse nuk e shpallim se cili është furnizuesi është se çmimi i ofruar është shumë më i ulët se çmimi i tregut për BE-në, tha Kryeministri Kirill Petkov dhe premtoi se çmimi i gazit natyror amerikan do të jetë i barabartë me atë të Gazpromit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një flamur bullgar ngrihet në një shtyllë 21 metra pranë qytetit Etropole

Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole në afërsi të monumentit eshtërore "Tuma Vëllazërore". “Sot të gjithë ngremë zërin se në një kohë..

botuar më 25-03-01 7.00.MD

Parashikimi i motit për 1 marsin 2025

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu, të cilat vende-vende në rajonet veriore do të jenë të përziera me borë. Në Bullgarinë Juglindore pothuajse nuk do të ketë reshje. Në orët e paradites do të ketë mjegull në shumë..

botuar më 25-02-28 7.35.MD

Helikopteri i dytë i urgjencës është tashmë në Bullgari

Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..

botuar më 25-02-28 6.31.MD