Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri pret që Shkupi të krijojë një institucion qeveritar për bullgarët

Kryeministri Kirill Petkov
Foto: BGNES

Të gjithë bullgarët e dinë se Maqedonia e Veriut duhet të jetë në BE. Të gjithë e dinë gjithashtu se të drejtat e bullgarëve atje duhet të mbrohen, tha Kryeministri Kirill Petkov për Nova TV. “Çështja është që ta heqim këtë retorikë politike dhe të punohet. Pres që Shkupi të krijojë shumë shpejt një institucion qeveritar pikërisht për të drejtat e bullgarëve”, tha Kryeministri. Ai ishte kategorik se qeveria nuk do të bëjë asgjë pa Parlamentin bullgar.

“Asgjë e fshehtë nuk do të ndodhë. Ne do ta mbrojmë plotësisht interesin bullgar, por interesi afatgjatë bullgar përkon me interesin afatgjatë të Maqedonisë së Veriut. “Kush do që fqinji të jetë i varfër, jashtë BE-së dhe me kufij të mbyllur”, pyeti Petkov. Pyetjes nëse do të hiqet vetoja, ai iu përgjigj: “Pasi e kryejmë punën tonë”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Stërvitje e NATO-s në Ballkan pa pjesëmarrjen e Pentagonit, për shkak të qasjes së re të SHBA-së NATO po teston aftësinë e saj për t'u vendosur me shpejtësi në Evropën Lindore pa ndihmën e drejtpërdrejtë të SHBA-së, ndërsa Uashingtoni e ndryshon..

botuar më 25-02-15 2.30.MD
Godina e MPJ-së në Sofje

Ministria bullgare e Punëve të Jashtme dënon deklaratat e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Deklaratat e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në parlamentin në Shkup, se ai nuk sheh arsye për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, shtrembërojnë realitetin dhe minojnë përpjekjet..

rinovuar më 25-02-13 10.22.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë 7.7 në Turqinë Juglindore shkatërruan qytete të tëra, duke shkatërruar qindra mijëra jetë. Gati 54..

botuar më 25-02-08 9.35.PD