Bullgaria dhe Niderlanda do të punojnë për të krijuar një fond të përbashkët për investime në teknologjitë e reja në bujqësi, i cili mund të jetë funksional deri në shtator. Këtë e bëri të ditur në një konferencë për shtypin Kryeministri Kirill Petkov pas takimit në Sofje me homologun e tij holandez Mark Rutte, cituar nga BTA.
Petkov konfirmoi gjithashtu se Bullgaria nuk do të vendosë embargo mbi naftën e Rusisë dhe shprehu besimin se KE do ta përfshijë vendin tonë në mesin e vendeve për të cilat do të bëhet përjashtim në paketën e re të sanksioneve. “Besoj se Bullgaria dha pjesën e saj në ndalimin e flukseve të parave ndaj Putinit duke mos rënë dakord me ndryshimet në pagesat e kërkuara nga “Gazprom””, tha Petkov, duke vënë në dukje se vendi ynë nuk mund të shkonte nga 90 për qind në 0 për qind varësi të furnizimeve të gazit rus dhe në të njëjtën kohë të mbyllte rafinerinë e vetme që punon me naftë nga Rusia. Rutte përgëzoi Bullgarinë dhe Poloninë për qëndrimin e tyre të vendosur ndaj kërkesave të Rusisë për pagesë në rubla, njoftoi BNT.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..