Një front i ftohtë do të kalojë në vend. Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 18 gradë, në kryeqytet 15 gradë. Gjatë ditës në shumë vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte për reshje të konsiderueshme lokale dhe breshër. Ka një kod të verdhë për reshje të rrezikshme për të gjithë vendin, ndërsa në rrethet Smoljan, Kërxhali dhe Plovdiv kodi është me ngjyrë portokalli. Pas mesditës nga veriu reshjet e shiut do të pushojnë. Temperaturat maksimale në lindje do të lëvizin nga 15-16° deri në 24-25° në pjesën tjetër të vendit. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 19°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot me vranësira, erë dhe shi. Temperatura e ajrit do të jetë 13-16 gradë, ajo e ujit të detit 15-16 gradë. Lëvizja e detit do të jetë deri në 4 ballë.
Në male gjithashtu do të ketë reshje shiu me shtrëngata. Në majat më të larta do të bjerë borë. Temperatura në lartësinë 1200 metra do të jetë 13°, në 2000 metra deri në 6°.
Të enjten do të ketë reshje shiu vetëm mbi Bullgarinë Lindore.Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Para Radios Kombëtare Bullgare, ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Bullgari, Irene Plank dhe Joël Meyer, komentuan situatën aktuale në Evropë dhe..