Një front i ftohtë do të kalojë në vend. Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 18 gradë, në kryeqytet 15 gradë. Gjatë ditës në shumë vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte për reshje të konsiderueshme lokale dhe breshër. Ka një kod të verdhë për reshje të rrezikshme për të gjithë vendin, ndërsa në rrethet Smoljan, Kërxhali dhe Plovdiv kodi është me ngjyrë portokalli. Pas mesditës nga veriu reshjet e shiut do të pushojnë. Temperaturat maksimale në lindje do të lëvizin nga 15-16° deri në 24-25° në pjesën tjetër të vendit. Në Sofje temperatura do të jetë rreth 19°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbajë mot me vranësira, erë dhe shi. Temperatura e ajrit do të jetë 13-16 gradë, ajo e ujit të detit 15-16 gradë. Lëvizja e detit do të jetë deri në 4 ballë.
Në male gjithashtu do të ketë reshje shiu me shtrëngata. Në majat më të larta do të bjerë borë. Temperatura në lartësinë 1200 metra do të jetë 13°, në 2000 metra deri në 6°.
Të enjten do të ketë reshje shiu vetëm mbi Bullgarinë Lindore.Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rrezikuar sigurinë e tyre personale për ta mbrojtur atë, sipas një..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..
Bullgaria ka sasi të mjaftueshme karburantesh, dhe rezervat 90-ditore janë siguruar në rreth 98%, deklaroi për bTV Asen Asenov, kryetar i Agjencisë..
Anija e re e Forcave Detare Bul lgare, fregata “Hrabri”, u hodh në ujë në liqenin e Varnës, nga moli i kantierit detar “MTG – Delfin”. Ndërtimi i anijes..
Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Më..