Paqëndrueshmëria ekonomike e diktuar nga lufta në Ukrainë dhe rritja e çmimeve të energjisë po krijojnë një ndjenjë turbulence dhe frikë për të ardhmen si tek sipërmarrësit ashtu edhe tek qytetarët bullgarë. Që nga fillimi i këtij procesi, organizatat e punëdhënësve dhe sindikatat kanë kërkuar masa të përshtatshme mbështetëse për të ndihmuar që kostot e prodhimit të bëhen më të parashikueshme. Në këtë drejtim, një sërë industrish kanë deklaruar gatishmërinë e tyre për protesta në të gjithë vendin më 18 maj. Në përpjekje për të zbutur tensionet, Ministri i Financave Asen Vasilev njoftoi se qeveria po përgatit një paketë masash kundër inflacionit me vlerë rreth 2 miliardë leva.
Ndonëse ende nuk është arritur një marrëveshje mes katër partive në pushtet, Kryeministri Kirill Petkov ka negociuar me punëdhënësit kompensimin për çmimet e larta të energjisë elektrike dhe gazit për muajin maj dhe qershor prej 80% të rritjes së çmimit të energjisë elektrike mbi shumën prej 200 leva për megavat orë. Bizneset nga ana e tyre thanë se po e shtyjnë protestën, të cilën e kishin planifikuar për 18 maj, por qëndruan në gatishmëri derisa “qeveria të fillojë të përmbushë angazhimet e saj”.
Megjithatë, tensionet mbeten në industrinë e transportit. Pritet takimi i Kryeministrit Kirill Petkov me organizatat e transportuesve në vend të cilat ende nuk kanë refuzuar të protestojnë. Deklarata për veprime të tilla janë bërë në shumë qytete, duke përfshirë Plovdivin, Varnën , Burgasin, Rusen, Plevenin.
Industria kundërshton planet për të zgjeruar sistemin e tarifave në vend nga korriku dhe pret masa për çmimet e larta të karburantit.Kërkesat drejtuar qeverisë për heqjen e bio-aditivit nga përzierja e karburantit dhe uljen e akcizës me 50 për qind për gjysmë viti, janë paraqitur 2 muaj më parë. Sipas industrisë, këto masa do të kufizojnë rritjen e inflacionit në vendin tonë dhe do t'i përcaktojnë kërkesat si ekonomike, jo politike.
“Të gjitha çështjet për t'u diskutuar janë pastruar. Ka kërkesa të qarta që duhet të plotësohen, shpjegoi për BNR Jordan Arabaxhiev, drejtor ekzekutiv i Bashkimit të Transportuesve Ndërkombëtarë.
Ai shprehu shpresë që çmimet e lëndëve të jenë në fokusin e bisedave - Është për t'u lavdëruar që qeveria ka vendosur t'u japë disa zbritje, ndonëse minimale, individëve të veçantë /25 stotinki për një litër të lëndës gjatë rimbushjes të 50 litrave për një person fizik/, por ne presim vendim dhe për biznesin, sepse kur zinxhiri i furnizimit prishet që në fillim, kjo do të thotë rritje të çmimeve për të gjitha mallrat. Pas protestës së parë më 27 prill thamë se japim 20 ditë, që të ketë një zgjidhje të këtyre masave, të cilat i propozojmë. Nesër bëhen 20 ditë. Për ne premtimet nuk janë një kryerje e masave”, komentoi Arabaxhiev dhe saktësoi se veprimet e protestës nuk do të bllokojnë krejtësisht lëvizjen dhe do të jetë i mundur kalimi i lirë për automobilat. Pritet që të protestojë dhe transporti publik në Sofje, dhe, sipas Arabaxhievit, ka gatishmëri që të ndalojë trafiku në orën 9.30.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Igumeni i sapozgjedhur i Manastirit bullgar të Zografit në Malin Athos, Gavriil, u ngrit nga hieromonaku në arkimandrit në festën e Shën Gjergjit. Kjo u njoftua nga Sekretari i Përgjithshëm i Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, Peshkopi..
Në Ditën e Shën Gjergjit në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në kryeqytet u mbajt bekimi i flamujve të betejës dhe i flamujve të relikteve ushtarake. Presidenti dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura Rumen Radev mori pjesë në ritualin..
Vetëm më 6 maj, kur shënojmë Ditën e Trimërisë dhe festën e Ushtrisë Bullgare, do t’u japim mundësi vizitorëve tanë të hyjnë në tri nga ndoshta makinat më interesante nga ekspozita jonë e jashtme. Kjo nuk ndodh çdo ditë, por vetëm në raste të veçanta!..
Urime Papës së ri Leo XIV! Le të punojë me mençuri dhe përkushtim për një botë më paqësore dhe dialog midis të gjithëve, shkroi kryeministri bullgar..
Dita e Evropës apo Dita e Fitores? 8 apo 9 maj? Përballemi vazhdimisht me tema që na ndajnë shoqërisht. Data aktuale, 9 maji – fitorja mbi Gjermaninë..
Ndërkohë që para 20 vitesh në shkollën bullgare "Danubi" në Linz, Salzburg dhe Vels kishte vetëm 6 fëmijë, sot në tre filialet e saj shtatë mësues mësojnë..