Presidenti Rumen Radev ngriti çështjen e mbështetjes në kohë për aftësitë mbrojtëse të Bullgarisë në një takim me Ndihmës Sekretaren e Shtetit të SHBA-së për çështjet evropiane dhe euroaziatike Karen Donfried. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës po ndryshon rrënjësisht mjedisin e sigurisë dhe kërkon një rishikim të veprimeve brenda BE-së dhe NATO-s, tha Radev në takim, njoftoi Presidenca. Ai kërkoi dorëzimin më të shpejtë të avionëve F-16 të paguara nga Bullgaria.
Lidhur me anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE, Presidenti theksoi se integrimi i Shkupit varet nga respektimi i kritereve të Kopenhagës nga Maqedonia e Veriut dhe eliminimi i diskriminimit ndaj bullgarëve maqedonas.
Kryeministri Kirill Petkov gjithashtu ka folur me Karen Donfried. Të dy kanë diskutuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë, përgjigjen e unifikuar të NATO-s ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë dhe projektet e përbashkëta në energjetikë, bëri të ditur qeveria.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..