4,9% është papunësia në Bullgari, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Ka një rënie prej 1.4% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021. Koeficienti i aktivitetit ekonomik për popullsinë në moshën 15-64 vjeçe është 72%, duke u rritur me 0.6% me bazë vjetore.
Gati 28% e njerëzve në këtë grupmoshë janë ekonomikisht joaktivë. 1/3 e tyre nuk janë në tregun e punës sepse janë ende duke mësuar. Personat e dekurajuar të moshës 15-64 vjeç janë rreth 55300, ose 4.5% e personave joaktivë ekonomikë në të njëjtën grupmoshë.
10.6% e të papunëve kanë arsim të lartë, 52.1% janë me arsim të mesëm dhe 37.3% - me arsim fillor ose më të ulët.Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..
Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..